• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mikati: Për shkak të sulmeve izraelite një milion libanezë kanë lëshuar shtëpitë e tyre

Mikati: Për shkak të sulmeve izraelite një milion libanezë kanë lëshuar shtëpitë e tyre

Bejrut, 30 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati deklaroi se sulmet ajrore izraelite kishin detyruar një milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kjo është zhvendosja më e madhe që mund të ndodhë, theksoi Mikati.

Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Libanit kumtoi se më shumë se 50 persona u vranë në sulmet e djeshme, dy ditë pasi që Izraeli eliminoi liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah në Bejrut.

Hezbollahu dje konfirmoi edhe se në sulmet ajrore izraelite u vranë dhe komandanti ushtarak Ali Karaki dhe prifti i lartë, sheikh Nabil Kauk.

Përderisa vazhdojnë sulmet ajrore në Bejrut, Hezbollahu lëshon raketa në veri të Izraelit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR