• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mikati dënon Izraelin për bombardimet në qytetin Nebatijeh dhe vrasjen e kryebashkiakut

Mikati dënon Izraelin për bombardimet në qytetin Nebatijeh dhe vrasjen e kryebashkiakut

Bejrut, 16 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Libanit, Naxhib Mikati sot dënoi sulmet me raketa vdekjeprurëse të armatës izraelite (IDF) në qytetin Nabatieh në jug të Libanit ku mbeti i vrarë edhe kryebashkiaku i atij qyteti, Ahmad Kalil.

Ai vlerësoi se Izraeli qëllimisht ka kryer sulm ndaj ndërtesës komunale ku është mbajtur seanca e këshillit komunal.

"Kryeministri e dënon agresionin e ri izraelit ndaj civilëve në qytetin Nabatieh dhe sulmin e qëllimshëm ndaj ndërtesës komunale ku këshilli komunal po diskutonte për shërbimet në qytet dhe situatën me ndihmat humanitare", theksohet në kumtesën zyrtare nga zyra e Mikatit të cilën e transmeton "Gardian".

Guvernatori i provincës Nabatieh, Hovaida Turk deklaroi se "në masakrën e kryer nga Izraeli, kryetari Ahmad Kalil u vra" në ndërtesën e komunës.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit publikoi se të paktën pesë persona të tjerë u vranë në sulmet e IDF-së në ndërtesën e komunës Nabatieh dhe zyrat e tjera të qeverisë lokale të qytetit, publikoi më herët Al Xhezira, duke theksuar se po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR