Mijallkovi në dhjetor del nga burgu, merr lirim me kusht deri në prill të vitit 2025
- Gjykata Themelore Penale- Shkup ka sjellë vendim për lirimin me kusht të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov ku më 25 dhjetor të këtij viti ai do të del nga SHNP Strugë, ndërsa lirimi me kusht i llogaritet deri më 25 prill 2025.
- Post By Fami Bajrami
- 16:21, 1 prill, 2024
Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Gjykata Themelore Penale- Shkup ka sjellë vendim për lirimin me kusht të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov ku më 25 dhjetor të këtij viti ai do të del nga SHNP Strugë, ndërsa lirimi me kusht i llogaritet deri më 25 prill 2025.
Vendimi i Penales vjen pasi Gjykata e Apelit në Shkup muajin e kaluar e pranoi ankesën e Mijalkovit dhe e ktheu lëndën "Perandoria" para Penales në mënyrë që ajo të vendosë përsëri mbi kërkesën për lirimin me kusht të Mijallkovit.
Pranimi i ankesës ndaj Mijallkovit, megjithatë vjen pasi propozimi i drejtorit të SHNP Strugë për lirim me kusht të të dënuarit ishte refuzuar si i pabazë.
"Këshilli penal pranë Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion duke vepruar sipas propozimit të drejtorit të SHNP Strugë për lirimin me kusht të të dënuarit S.M, pas seancës publike, marrjes dhe shqyrtimit të dokumentacionit të plotë konform udhëzimeve të Gjykatës së Apelit në Shkup ka sjell vendim me të cilin është pranuar propozimi i drejtorit të SHNP", thuhet në kumtesën e sotme nga Gjykata penale.
Nga aty shtojnë se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.
Mijallkovi po vuan dënimin në burgun e Strugës, ku pasi pranoi fajin u dënua me tre vjet burg për rastin “Perandoria”.
Foto: arkivi i MIA-s