Mijëra ushtarë amerikanë arritën afër Detit të Kuq pas tensioneve me Iranin
- Mbi 3.000 persona ushtarak amerikanë arritën me dy anije ushtarake si pjesë e përgjigjes së përforcuar të Uashingtonit pasi që Irani konfiskoi tankerë në Detin e Kuq, kumtoi marina amerikane.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:12, 7 gusht, 2023
Uashington, 7 gusht 2023 (MIA) - Mbi 3.000 persona ushtarak amerikanë arritën me dy anije ushtarake si pjesë e përgjigjes së përforcuar të Uashingtonit pasi që Irani konfiskoi tankerë në Detin e Kuq, kumtoi marina amerikane.
Siç ceket, "sistemimi kontribuon në grupimin ushtarak amerikan në rritje në rrugët e trazuara ujore në Gji të cilat janë kyçe për tregtinë globale me naftë, që e shtyu Teheranin ta akuzojë SHBA-në se po e nxitë destabilitetin rajonal".
Ushtria amerikane kumtoi se Iraniose ka konfiskuar ose ka tentuar ta marrë kontrollin ndaj 20 anijeve me flamur ndërkombëtar në rajon, në dy vitet e fundit.
Marinarët dhe marinsat amerikanë arritën në Detin e Kuq të dielën pasi që kaluan nëpër Kanalin e Suezit pas orarit të kumtuar paraprakisht, kumtoi Flota e pestë e marinë amerikane.
Ata arritën në anijet ushtarake, duke siguruar "fleksibilitet më të madh dhe aftësi detare" të Flotës së pestë, shtohet në kumtesën e komandës me seli në Bahrejn.
"Orari kontribuon për përpjekjet e kthimit të aktiviteteve destabilizuese dhe deeskalim të tensioneve rajonale të shkaktuara nga shqetësimi dhe konfiskimi i anijeve tregtare nga Irani", tha Tim Hokins, zëdhënës i Flotës së pestë. ab/
Foto: МIА arkivi