• e premte, 27 dhjetor 2024

Mijëra palestinezë po ikin nga veriu i Gazës pas urdhrit të ushtrisë izraelite për evakuim

Mijëra palestinezë po ikin nga veriu i Gazës pas urdhrit të ushtrisë izraelite për evakuim

Jerusalem, 13 tetor 2023 (MIA) - Palestinezët filluan një eksod masiv nga Gaza veriore sot pasi ushtria izraelite urdhëroi banorët të evakuoheshin në pjesën jugore të enklavës, në një urdhër të paprecedentë përpara një ofensive tokësore të pritshme kundër grupit militant Hamas në pushtet.

Mijëra palestinezë, të cilët jetojnë në veri të territorit prej 362 kilometrash katrorë nën kontrollin e Hamasit, po e lënë atë me makina, motoçikleta, kamionë ose në këmbë, raportojnë mediat franceze.

KB-ja ka paralajmëruar se do të ishte një fatkeqësi të largohen kaq shumë njerëz në një periudhë kaq të shkurtër kohore, pasi urdhri vlen për rreth një milion njerëz, ose gjysmën e popullsisë së Gazës.

Hamasi, i cili të shtunën e kaluar nisi një sulm tronditës dhe brutal ndaj Izraelit dhe që atëherë ka lëshuar mijëra raketa në territorin izraelit, e hodhi poshtë urdhrin e evakuimit të Izraelit si një mashtrim dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Urdhri për evakuimin e qytetit të Gazës, shtëpia e qindra mijëra palestinezëve, ka shkaktuar panik të gjerë në mesin e civilëve dhe punonjësve humanitarë, të cilët tashmë po ikin nga sulmet ajrore izraelite dhe po përballen me një rrethim total të Gazës, ku  janë ndërprerë furnizimet me ujë, energji elektrike, ushqime si dhe nevoja tjera.

"Harrojeni ushqimin, energjinë elektrike, karburantin. Shqetësimi i vetëm tani është nëse do të mbijetoni", tha Nebal Farsah, zëdhënëse e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje civilëve në veri të Gazës që të lëvizin në jug, një urdhër që prek 1.1 milion njerëz, citon KB-ja.

Nëse ky urdhër zbatohet, do të thotë se e gjithë popullsia e enklavës do të përqendrohej në pjesën jugore të rripit, i cili është vetëm 40 kilometra i gjatë. Sulmet ajrore izraelite vazhduan sot mbi vendbanimet në jug të Gazës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR