• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mijëra njerëz protestuan në Pakistan kundër djegies së Kuranit në Suedi

Mijëra njerëz protestuan në Pakistan kundër djegies së Kuranit në Suedi

Islamabad, 7 korrik 2023 (MIA) – Mijëra pakistanezë dolën sot në rrugë në protesta mbarëkombëtare kundër djegies së Kuranit në Suedi javën e kaluar, gjë që nxiti tensionet e vazhdueshme mes Ankarasë dhe Stokholmit, transmetoi DPA.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif bëri thirrje për protestë paqësore, duke e shpallur të premten një ditë për të forcuar shenjtërinë e Kuranit. Sharif u kërkoi pjesëmarrësve të regjistrojnë protestën e tyre.

Në të gjitha qytetet e mëdha u mbajtën tubime pas namazit të xhumasë, të cilat u pasqyruan gjerësisht nga mediat vendase.

Partia islamike e ekstremit të djathtë Terek-e-Labaik Pakistan (TLP) udhëhoqi një nga tubimet më të mëdha në qytetin lindor Lahore, tha një zëdhënës i partisë.

Në kryeqytetin Islamabad, njerëzit mbajtën tubime të vogla pas lutjeve të së Premtes. Demonstruesit brohoritën parulla dhe kërkuan që qeveria të ndërpresë lidhjet me Suedinë.

Sakrilegjia e Kuranit në Suedi është një shembull tjetër i mentalitetit islamofobik në rritje që përpiqet të njollosë dhe nënçmojë besimin tonë, shkroi në Tuiter, ministri i Punëve të Jashtme pakistanez Bilaval Buto. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR