• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mijëra njerëz morën pjesë në Niamej në demonstratat në mbështetje të ushtrisë së Nigerit

Mijëra njerëz morën pjesë në Niamej në demonstratat në mbështetje të ushtrisë së Nigerit

 Niamej, 20 gusht 2023 (MIA) - Mijëra mbështetës të ushtrisë së Nigerit demonstruan në kryeqytetin e Nigerit, Niamej.

 Ata sinjalizuan mbështetjen e tyre për juntën, e cila mori pushtetin më 26 korrik dhe premtoi një periudhë kalimtare që do të zgjasë të paktën tre vjet. Ashtu si demonstratat e mëparshme, edhe këtë herë pjesëmarrësit e demonstratës bërtisnin sloganë antifranceze dhe sloganë kundër Komunitetit Ekonomik të Afrikës Perëndimore.

"Jo sanksioneve!" dhe “Poshtë Franca!” shkruhej në disa nga pankartat e demonstruesve.  

 Komuniteti Ekonomik i Afrikës Perëndimore është kërcënuar se do të përdorë forcë nëse presidenti i rrëzuar nuk kthehet në pushtet. Organizata tashmë ka vendosur sanksione ndaj Nigerit. Junta, nga ana tjetër, i paralajmëroi vendet e huaja që të mos ndërmerrnin ndërhyrje të armatosur në Niger. Dhe shefi i juntës, Abdurrahman Çiani, siguroi se nuk dëshiron të marrë pushtetin dhe premtoi tranzicion që do të zgjasë më së shumti tre vjet. Këtë premtim  e bëri mbrëmë në një fjalim drejtuar kombit.

Një delegacion i Komunitetit Ekonomik të Afrikës Perëndimore dje e vizitoi Nigerin dhe u takua me presidentin e rrëzuar si dhe me Çianin. Sipas TV Al Arabia, misioni i saj dështoi për shkak se ushtria refuzoi ta lirojë presidentin Mohamed Bazumin dhe ta kthejë atë në funksion e tij. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR