• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të luftimeve në kufirin midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut

Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të luftimeve në kufirin midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut

 Kajro, 9 shkurt 2024 (MIA)  - Agjencitë humanitare sot kanë paralajmëruar   se përleshjet në rajonin e pasur me naftë Abiej, në kufirin mes Sudanit dhe Sudanit Jugor, në dy javët e fundit kanë sjellë shpërngulje masive të popullsisë vendase dhe se në të njëjtën kohë të gjitha përpjekjet që të shpërndahet ndihmë janë parandaluar, raportoi Bi-Bi-Si.

Vlerësohet se në konfliktet deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz, përfshirë anëtarë të misionit paqeruajtës të KB-së. 

Ehe  Sudani ashtu edhe Sudani i Jugut  kanë të drejtë në rajonin e diskutueshëm të Abiejit. Konfliktet janë të lidhura me luftimet midis fraksioneve rivale të grupit etnik Dinka - të quajtur Ngok dhe Tvik. 

 SHBA, Britania e Madhe dhe Norvegjia i kanë bërë thirrje qeverisë së Sudanit të Jugut të gjejë përgjegjësit për sulmet në rajon.

 Organizata humanitare "Shpëtoni fëmijët" tha se ka pasur raste të grabitjes së furnizimeve me ushqime dhe ilaçe nga një prej depove të saj.

KB-ja tha se më shumë se 2.200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vendosur në kampin e tyre në Rumajak, i cili ndodhet rreth shtatë kilometra në veri të qytetit Abei. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 


  
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR