• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mijëra koreanoveriorë në protesta kundër presidentit Jun Suk-jeol, me kërkesë për dorëheqje të tij

Mijëra koreanoveriorë në protesta kundër presidentit Jun Suk-jeol, me kërkesë për dorëheqje të tij

Seul, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Mijëra jugokoreanë sot kanë dalë në protestë të qetë në Seul, duke kërkuar dorëheqje nga presidenti konservativ, Jun Suk-jeol, i cili dje shkaktoi krizë me shpalljen e gjendjes së luftës. Presidenti pohonte se masa është e nevojshme për ta eliminuar opozitën me ndihmën e armatës, por pas shtatë orëve e ka tërhequr vendimin nën presion të opinionit.

Madje edhe partia e tij "Fuqia e Popullit" u distancua nga vendimi për vendosjen e gjendjes së luftës.

Partitë opozitare sot kanë parashtruar kërkesa për impiçment të presidentit në parlament, ndërsa votimi mund të mbahet që të premten, deklaruan përfaqësuesit e gjashtë partive opozitare në konferencën e përbashkët për shtyp.

Konfederata  sindikatave të Koresë, organizata më e madhe sindikale me 1,2 milionë anëtarë, ka bërë thirrje për grevë të pakufizuar të përgjithshme deri në dorëheqjen e Junit, duke vlerësuar se presidenti "ka nënshkruar fund të sundimit të tij".

Jun dje paprimtas ka shpallur gjendje të luftës, duke e akuzuar opozitën se e keqpërdor parlamentin, i cili është nën kontroll të saj, se e simpatizon Korenë e Veriut dhe se me aktivitete antishtetërore, e paralizon qeverinë.

Parlamenti, i cili dominohet nga opozita, mbrëmë e anuloi vendimin e tij për vendosjen e gjendjes së luftës, pas çka presidenti nën presionin e deputetëve dhe protestuesve deklaroi se e tërheq vendimin dhe se ushtria do të tërhiqet nga rrugët.

Gjendja e luftës do të thoshte ndalesë të aktiviteteve politike, mbyllje të parlamentit dhe cenzurë të mediumeve.

NATO-ja dhe BE-ja sot përshëndetën heqjen e gjendjes afatshkurte të luftës, duke theksuar se kjo tregon se Koreja e Jugut i përmbahet parimeve të shtetit ligjor.

Hera e fundit që gjendja e luftës u vendos në Korenë e Jugut ishte në vitin 1980, kur demonstratat e qindra mijëra njerëzve kundër një grusht shteti ushtarak përgjakshëm u shtypën. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR