• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mijëra izraelitë në Tel Aviv kërkojnë largimin e Netanjahut - ai po lufton vetëm për të qëndruar në pushtet

Mijëra izraelitë në Tel Aviv kërkojnë largimin e Netanjahut - ai po lufton vetëm për të qëndruar në pushtet

Tel Aviv, 21 janar 2024 (MIA) - Mijëra izraelitë demonstruan mbrëmë në Tel Aviv duke kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, dhe duke kërkuar largimin e kryeministrt Benjamin Netanjahu, të cilin e akuzojnë për zgjatjen e luftës vetëm që të mund të qëndrojë në pushtet.

Demonstruesit mbanin shkrime me të cilat tregonin se Netanjahu është "Fytyra e së keqes" dhe për këtë arsye kërkojnë "Zgjedhje tani".

Nga rreth 250 persona të rrëmbyer, rreth njëqind u liruan gjatë armëpushimit në fund të nëntorit, ndërsa 132 janë ende në Gazë. Midis tyre, 27 kanë vdekur, transmetojnë mediat franceze të bazuara në të dhënat izraelite.

"Siç po zhvillohen gjërat, të gjithë pengjet do të vdesin. Ende nuk është vonë për t'i liruar", deklaroi mbrëmë Avi Lulu Shamriz, babai i një prej pengjeve të vrarë në Gazë.

Në Jerusalem, gjithashtu, mbrëmë u mblodhën rreth 250 persona para rezidencës së kryeministrit, me lule dhe fotografi të pengjeve.

Kryeministër i Izraelit nga viti 1996 në 1999, më pas nga viti 2009 në 2021, Benjamin Netanjahu u rikthye në detyrë në zgjedhjet e vitit 2022 pasi formoi një koalicion me partitë hebreje ultra-ortodokse dhe të ekstremit të djathtë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR