• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Migrantët paguanin nga 18.000 euro për transport përmes La Mansh

Migrantët paguanin nga 18.000 euro për transport përmes La Mansh

Bruksel, 26 prill 2024 (MIA) - Një rrjet kriminal vietnamez është shpërndarë me një operacion të policisë së Francës dhe Anglisë, me mbështetjen e Europolit. Ky grup kontrabandonte emigrantë përmes La Mansh dhe organizonte shfrytëzimin e tyre seksual dhe të punës, si dhe pastrimin e parave.

Organizatori kryesor, i identifikuar si “krahu i djathtë i kreut të kësaj bande”, e ka organizuar kontrabandimin, ndërsa një tjetër bashkëpunëtor i tyre merrej me grumbullimin e parave dhe organizimin e transportit të emigrantëve, të cilët paguanin nga 15 mijë deri në 18 mijë euro për transportin nëpër Kanalin", kumtoi Europol.

Në rrugën e tyre nga Polonia në Francë, disa nga emigrantët kontrabanduan metamfetamin në rajonin e Parisit, duke furnizuar grupet aziatike të trafikut të drogës me seli në zonën në këmbim të një çmimi udhëtimi me zbritje.

16 anëtarë të këtij grupi janë arrestuar dhe janë konfiskuar një sërë mallra luksi, 100 mijë euro para të gatshme dhe 298 mijë euro të tjera në llogari bankare. ls/

Foto: EPA

 



QËNDRONI TË LIDHUR