• e enjte, 26 dhjetor 2024

Micotakisi planifikon në maj ta vizitojë Turqinë

Micotakisi planifikon në maj ta vizitojë Turqinë

 Athinë, 30 janar 2024 (MIA)  - Qëllimi im është ta vizitoj Ankaranë në maj, e cila do të jetë një vizitë kthyese të presidenti Erdogan, paralajmëroi kryeministri grek Kirjakos Micotakisi në një intervistë për radion "Skaj", lajmëroi korrespondentja e i MIA-s nga Athina.

 Duke folur për marrëdhëniet greko-turke, Micotakisi theksoi se insiston në nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve në bazë të progresit të dukshëm të arritur, që, siç theksoi, reflektohet në shumë nivele të ndryshme.

 "Jo vetëm në aktivitetet e reduktuara në zero nga Forcat Ajrore Turke në detin Egje muajt e fundit, por reflektohet edhe në marrëveshjen që e arritëm për mundësinë që shtetasit turq të udhëtojnë në ishujt tanë pa pasur nevojë t'u japin vizë.  Diçka që u mirëprit nga dhjetë ishujt në detin Egje si një stimul ekonomik shumë i rëndësishëm për aktivitetin turistik. Është reflektuar edhe në bashkëpunimin që kemi për çështjen e refugjatëve", shpjegoi Micotakisi.

 Përkujtoi se për tre ditë në Stamboll do të mbahet një takim i nivelit të lartë të biznesmenëve nga të dyja vendet.

 Theksoi se ruajtja e një klime të mirë në vetvete ka vlerë, por është edhe parakusht që ata të diskutojnë më në detaje në nivel të dialogut politik.

 Në fillim të dhjetorit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogani ishte për vizitë në Athinë dhe u mbajt Këshilli i Lartë për Bashkëpunim mes dy vendeve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR