Micotakisi bën rikonstruimin e Qeverisë, anulohet seanca e sotme e qeverisë
- Zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis paradite do ta shpallë përbërjen e re të qeverisë, siç informojnë nga Pallati i kryeministrit, ndërsa seanca e Qeverisë e caktuar për sot në orën 11 është shtyrë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fami Bajrami
- 09:55, 14 qershor, 2024
Athinë, 14 qershor 2024 (MIA) – Zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis paradite do ta shpallë përbërjen e re të qeverisë, siç informojnë nga Pallati i kryeministrit, ndërsa seanca e Qeverisë e caktuar për sot në orën 11 është shtyrë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Gjatë ditëve të kaluara gjithnjë e më të zëshëm kanë qenë skenarët se kryeministri grek Kiriakos Micotakis planifikon të bëjë rikonstruimin e Qeverisë pas zgjedhjeve evropiane të së dielës, ndërsa Marinakis edhe në brifingun e djeshëm për shtyp përsëriti se “rikonstruimi është privilegj ekskluziv i kryeministrit”.
Kryeministri grek në intervistën për televizionin “Alfa” të martën, në mënyrë kategorike hodhi poshtë çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, duke shpjeguar se qeveria aktuale ka një “shumicë të fuqishme dhe një mandat të fuqishëm katërvjeçar”, ndërsa lidhur me skenarët për rikonstruimin e Qeverisë në ditët në vijim, Micotakisi tha se seanca e planifikuar dhe e caktuar e qeverisë të premten “do të jetë me përbërjen aktuale”.
Seanca e sotme e qeverisë dje është kumtuar zyrtarisht nga kabineti i Micotakisit, ndërsa mëngjesin e sotëm informuan se është në rrjedhë rinkonstruimi dhe se është shtyrë.