• e shtunë, 23 nëntor 2024

Micotakis: Zgjedhjet do të mbahen në fund të mandatit katër vjeçar

Micotakis: Zgjedhjet do të mbahen në fund të mandatit katër vjeçar
Athinë, 23 nëntor 2022 (MIA) – Zgjedhjet do të mbahen në fund të mandatit katërvjeçar, por mos më pyesni për datën, sepse as unë vetë ende nuk kam vendosur se cila do të jetë, theksoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis në konferencë për shtyp për mediat lokale nga Peloponezi perëndimor dhe edhe njëherë i hodhi poshtë skenarët për zgjedhje të parakohshme në vend, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Demokracia e re erdhi në pushtet në korrik të vitit 2009 dhe ndonëse mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve më herët u përmend disa herë në të kaluarën, Micotakis e mohoi edhe një herë atë kategorikisht duke u përgjigjur se edhe klima toksike në vend nuk do të ndikojë në vendimin e tij. "Toksiciteti nuk është diçka e re, po të kishte ndikim do t’i kisha shpallur zgjedhjet shumë më herët. Dua t'ju kujtoj se disa herë, shumë parashikuan se do të shpallja zgjedhje të parakohshme, sepse e panë që sondazhet ishin shumë pozitive për Demokracinë e Re dhe vazhdojnë të jenë pozitive për Demokracinë e Re. Unë kam thënë se dua ta shfrytëzoj mandatin katërvjeçar dhe ky është qëllimi im", tha Micotakis. Lidhur me skandalin e përgjimeve, kryeministri grek përsëriti se “çështja e sigurisë së komunikimeve është shumë e rëndësishme”, kujtoi se është paraqitur një projektligj për ndryshime në punën e Shërbimit Informativ Kombëtar, por edhe se Greqia do të jetë e para. Vendi evropian do të ndalojë shitjen dhe përdorimin e programeve me qëllim të keq, dhe përdorimi do të jetë vepër penale. Për shkrimet në media për përdorimin e “Predator”-it, ai theksoi se donte të dallonte ato gjëra që njihen nga “skenarët e ndryshëm fantastiko-shkencor, që shpërndahen shumë metodikisht nga një pjesë e shtypit dhe që më pas pranohen me entuziazëm i madh dhe nga opozita”. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR