• e shtunë, 23 nëntor 2024

Micotakis: Pikat pagesore në qarkoren e Athinës do të ulen nga 2,80 në 2,50 euro

Micotakis: Pikat pagesore në qarkoren e Athinës do të ulen nga 2,80 në 2,50 euro

Athinë, 28 gusht 2024 (MIA) - Ulja e pikave pagesore për 30 cent të tarifave në qarkoren “Atiki odos” në zonën e Atikës, rajonin më të gjerë të Athinës, gjegjësisht nga 2,80 në 2,50 euro nga 6 tetori, bëri të ditur kryeministri grek Kiriakos Micotakis në fillim të seancës së sotme qeveritare, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

"Do të autorizojmë nënshkrimin e marrëveshjes së re koncesionare "Atiki odos". Arka publike do të rritet me mbi tre miliardë euro nga kompania që do të menaxhojë autostradën, por do të ketë edhe përfitim të prekshëm për qytetarët, pasi nga 6 tetori, pikat pagesore në “Atiki odos” do të ulen nga 2.80 në. 2.50 euro. Ky është një rezultat i prekshëm për qytetarët, veçanërisht për ata që përdorin rregullisht autostradën kryesore të qytetit", tha Micotakisi.

Ai theksoi se fokusi i seancës së sotme është përditshmëria e qytetarëve dhe problemet me të cilat përballen dhe theksoi se “inflacioni është në rënie dhe për të dytin muaj radhazi çmimet e ushqimeve kanë rënë nën mesataren evropiane”.

Po ashtu, ai bëri të ditur se anëtarët e Qeverisë në mbledhjen e sotme do ta shqyrtojnë propozim- ligjin e ri nga Ministria e Drejtësisë që parasheh dispozita të reja për trajtimin e dhunës në familje. qa/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR