• e premte, 27 dhjetor 2024

Micotakis paralajmëroi legalizim të martesave të gjinisë së njejtë

Micotakis paralajmëroi legalizim të martesave të gjinisë së njejtë

Athinë, 6 korrik 2023 (MIA) - Legalizim të martesave të gjinisë së njejtë, si pjesë e strategjisë së Qeverisë gjatë mandatit të dytë, paralajmëroi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistë për Blumberg, lajmëroi korrespondentja e MIA-s  nga Athina.

Micotakis tha se "martesat e gjinisë së njejtë do të ndodhin në ndonjë moment" dhe ajo është pjesë e strategjisë së tyre.

"Shoqëria greke është mjaft e përgatitur dhe më e pjekur", theksoi Micotakis.

Nga SYRIZA përmes kumtesës e komentuan deklaratën e kryeministrit grek dhe thanë se i dëshirojnë "mirëseardhje Micotakisit në realitetin bashkëkohor evropian" dhe përkujtojnë se ata para një viti parashtruan një propozim ligj adekuat.

Tani presim të shohim nëse dhe kur Qeveria e Demokracisë së Re do ta gjejë "momentin adekuat". Dhe nuk do të ndalojmë çdo ditë të bëjmë presion së bashku me komunitetin LGBTI+ ky hap i domosdoshëm dhe i dukshëm menjëherë të zbatohet, kumtuan nga SYRIZA. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR