• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Micotakis: Për gjashtë muaj Selaniku do të ketë metronë më moderne dhe më të bukur në Evropë

Micotakis: Për gjashtë muaj Selaniku do të ketë metronë më moderne dhe më të bukur në Evropë

 

Athinë, 20 maj 2024 (MIA) - Në nëntor të këtij vitit pritet në Selanik solemnisht të lëshohet në përdorim linja kryesore e metrosë në qytet, siç sot kumtoi kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis duke folur në një ngjarje ku u prezantua studimi për zgjerimin e metrosë së Selanikut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Për gjashtë muaj nga tani do të mund t'ua dorëzojmë qytetarëve të Selanikut, por edhe vizitorëve, me shumë gjasa metronë më moderne dhe sigurisht më të bukurën e çdo qyteti tjetër evropian, tha Micotakis dhe theksoi se më në fund metroja në Selaniku po bëhet realitet.

Në bazë të planit, linja kryesore e metrosë së Selanikut do të jetë 9,6 kilometra e gjatë dhe do të ketë 13 stacione moderne, ndërsa vazhdimi deri në Kalamaria, i cili është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, do t'i shtojë rrjetit edhe 4,8 kilometra dhe pesë stacione.

Sipas vlerësimeve të kompanisë “Metroja e Greqisë”, pas përfundimit të shtrirjes deri në Kalamaria, metroja do të shërbejë rreth 313 mijë pasagjerë në ditë, ndërsa qarkullimi në rrugët e Selanikut do të ulet për rreth 57 mijë automjete. ls/

Foto: Kabineti i kryeministrit të Greqisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR