• e martë, 20 janar 2026

Micotakis në takim me bujqit: Pres diskutim thelbësor për t'i dhënë fund periudhës së tensionit të madh

Micotakis në takim me bujqit: Pres diskutim thelbësor për t'i dhënë fund periudhës së tensionit të madh

Athinë, 19 janar 2026 (MIA) - Shpresë se do të kenë një diskutim produktiv, të hapur, thelbësor dhe të sinqertë, me qëllim për t'i dhënë fund, siç tha, periudhës së madhe të tensioneve, shprehu kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fillim të takimit me bujqit të cilët protestojnë tashmë 52 ditë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis priti sot delegacionin prej 25 përfaqësuesish dhe gjashtë vëzhguesish të emëruar nga fermerët nga 62 blloqe në të gjithë Greqinë, dhe në fillim të takimit ai tregoi se sipas Qeverisë, "ky takim duhej të ishte mbajtur më herët".

"Nuk pres që të biem dakord për gjithçka, por besoj se do të kemi një diskutim thelbësor për t'i dhënë fund, do të thoja, një periudhe tensioni të madh, i cili, mendoj se në fund të fundit nuk i shërbeu as kërkesave tuaja të justifikuara, por edhe të shumta, as shoqërisë, e cila në këtë fazë, mendoj se na kërkon të ecim përpara, duke u marrë me kërkesa që janë të justifikuara, por në të njëjtën kohë, u tha qartë nga ana jonë se cilat nga ato që kërkoni mund të realizohen dhe cilat jo", tha Micotakis.

Ai sqaroi se tashmë janë ndërmarrë nisma për çështjet që vazhdimisht i ngritin fermerët.

Si shembull i përmendi ndërhyrjet në çmimin e energjisë elektrike për bujqit dhe mundësia për kthimin e tatimit special të konsumit për karburantet, të cilët tha ai, janë në mundësi ta plotësojnë dhe të cilën do ta diskutojnë në detaje. sa/

Foto: kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR