• e shtunë, 23 nëntor 2024

Micotakis: Greqia nuk do t'i zbulojë armët që i ka në dispozicion nëse vendi fqinj vazhdon me taktikën aktuale

Micotakis: Greqia nuk do t'i zbulojë armët që i ka në dispozicion nëse vendi fqinj vazhdon me taktikën aktuale

Athinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Greqia në këtë moment nuk do t'i zbulojë armët që i ka në dispozicion që të përgjigjet në instistimin eventual të udhëheqësisë së vendit fqinj për këtë taktikë, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në konferencën për media në Uashington pas përfundimit të Samitit të NATO-s dhe i përsëriti qëndrimet e Qeverisë se është i nevojshëm respektim i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kyç është përdorimi i emrit kushtetues edhe brenda vendit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Micotakis theksoi se ka pasur mundësi t'i informojë homologët e tij për "faktin që kryeministri i Maqedonisë së Veriut zgjodhi të mos zbatojë nen kyç të Marrëveshjes lidhur me emrin e vetëm të vendit fqinj për përdorim të përgjithshëm dhe ta quajë vendin e tij "Republika e Maqedonisë" në brendi, diçka që dukshëm qartë ndalohet me Marrëveshjen". 

Paralelisht, potencoi se gjatë takimit dhe në praninë e të gjithë liderëve të NATO-s, Mickoski "nuk e ndoqi këtë taktikë dhe e përdorte emrin kushtetues të vendit të tij". 

"Mendoj se në një mënyrë apo tjetër qeveria e vendit fqinj do të kuptojë se kjo taktikë është krejtësisht kundërproduktive. Marrëveshjet duhet të respektohen. Kjo është diçka që e theksova dje në plenumin e NATO-s dhe është diçka që mendoj se e kuptojnë të gjithë aleatët tanë. Ne duam që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt qasjes evropiane. Por, për këtë parakusht është respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe respektimi i marrëveshjeve që vendi ka nënshkruar. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, kjo është diçka që udhëheqësia e Shkupit do ta kuptojë", tha Micotakis.

Kryeministrat e të dyja vendeve, edhe pse morrën pjesë në ngjarjet e njëjta në Samitin e NATO-s në Uashington, megjithatë nuk realizuan takim dypalësh, diçka që gjithsesi nuk ishte paralajmëruar më parë, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë greke në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina pse Mickoski dhe Micotakis nuk u takuan, u përgjigj shkurt se atë që e di është se nuk u mbajt takim dhe se nuk di diçka më shumë. fc/

Fotografia: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR