• e enjte, 26 dhjetor 2024

Micotakisi dhe Blinkeni kanë biseduar në telefon për situatën në Lindjen e Mesme

Micotakisi dhe Blinkeni kanë biseduar në telefon  për situatën në Lindjen e Mesme

Athinë, 7 nëntor 2023 (MIA) - Për ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe gjendjen humanitare në Rripin e Gazës, kanë biseduar në telefon kryeministri Kirijakos Micotakisi dhe sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken, lajmëroi korrepodentja e MIA-s nga Athina.

Siç informuan nga zyra e kryeministrit grek, Micotakisi e ka përsëritur qëndrimin e Greqisë për dënimin e terrorizmit të Hamasit dhe të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, ndërsa  ka shprehur edhe shqetësimin për mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës dhe e ka theksuar nevojën për një rrjedhë të vazhdueshme. të ndihmës së nevojshme humanitare.

Lidhur me ndihmën humanitare dhe pjesëmarrjen e mundshme të Greqisë në një korridor detar drejt Gazës, kryeministri grek në një intervistë për “Politiko” thotë se kjo mund të ndodhë nëse ka “mbrojtje të plotë” për anijet.

Micotakisi shpjegoi se  për të gjitha opsionet e disponueshme të ndihmës humanitare do të bisedojë me presidentin francez Emanuel Makronin dhe liderët arabë në samit të nivelit të lartë që do të mbahet të enjten në Paris.

"Për shkak gjeografisë sonë, nëse mund të dërgojmë ndihma humanitare në mënyrë te organizuar  dhe të sigurojmë që kjo ndihmë të arrijë tek ata që në të vërtet kanë nevojë për të, me kënaqësi do ta bënën atë", ka theksuar Micotakisi.

Paralelisht shpjegoi se avantazhi i korridorit është se anijet mbledhin shumë më tepër ndihma humanitare se kamionët dhe nëse kjo është e realizueshme dhe mund të bëhet me siguri maksimale, Greqia do të marrë pjesë në një nismë të tillë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR