• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Micotakis: Është koha për vendime të mëdha për Bashkimin Evropian

Micotakis: Është koha për vendime të mëdha për Bashkimin Evropian

Athinë, 6 mars 2025 (MIA) - Erdhi koha për vendime të mëdha për Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis gjatë arritjes në Këshillin e jashtëzakonshëm evropian në Bruksel, paralelisht shprehi kënaqësi sepse, siç theksoi edhe Greqia edhe ai personalisht ka luftuar "që të mund t'i bindin institucionet evropiane se ajo që fillon sot është dahsur të ndodhë moti", ndëra lidhur me Ukrainën theksoi se edhe SHBA-ja duhet të jetë pjesë e garancave të sigurisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Micotakis theksoi se dëshiron posaçërisht t'i përshëndesë "propozimet për fleksibilitet të shtuar buxhetor, kështu që vendet-anëtare të cilat tashmë shpenzojnë më shumë se dy për qind të BPV-së për mbrojtje mund të vazhdojnë ta bëjnë atë".

Shtoi se gjithashtu është shumë me rëndësis të krijohen intrumente të reja financiare nga resurse të pashpërndara të Fondit për rikuperim dhe kjo, siç tha "është pozitë e fuqishme greke".

Për Ukrainën, përsëriti se në përpjekjet për "arritje të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, në asnjë rast nuk duhet t'i braktisim përpjekjet për t'i përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikë".

Kryeministri grek, siç brifuan burime qeveritare, mu para Samitit të liderëve të EPP-së në Bruksel dhe para Këshillit evropian pati takim të shkurtë tet-a-tet me liderin e CDU-së dhe kancelarin e ardhshëm gjerman, Fridrih Merc. ab/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR