• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE pranon grupe punuese për zgjedhjet, pret vetëm qeveria ta thotë datën dhe kohën

Mickoski: VMRO-DPMNE pranon grupe punuese për zgjedhjet, pret vetëm qeveria ta thotë datën dhe kohën

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski sot deklaroi se ata e pranojnë grupin punues për përcaktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve në vitin 2024 dhe kërkon që të takohen sa më shpejt.

"Dimitar Kovaçevski i luan një lojë të çuditshme 'maço', të cilën vërtet nuk e kuptoj, nuk e di kush është ai që e këshillon se tani është koha të bëhet maço dhe të thotë që nuk ka zgjedhje të parakohshme, unë them datë, më besoni, le të thotë ai gjithçka. Nuk deshi takim liderësh, mirë, deshi grup punues, në rregull ja po e pranojmë grupi punues. Tani po e zvarritë gjithë këtë situatë për çfarë arsye nuk e di. Momentin e parë kur nga ana tjetër do të marrim sinjal ose nga Talat Xhaferi do të marrim sinjal ne jemi të gatshëm të nominojmë përfaqësues, të cilët do të jenë pjesë e procesit", tha Mickoski. 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski theksoi se janë të gatshëm për propozimet nga LSDM-ja për bisedimet rreth zgjedhjeve. 

Mickoski beson se grupet punuese për zgjedhje duhet të takohen me qëllim për definimin e proceseve, sepse zgjedhjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë. 

Gjithashtu theksoi se kemi problem me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, sipas tij, nuk punon në përputhje me Ligjin, sepse për momentin punon me gjashtë anëtarë. Sipas ligjit, thotë ai, struktura e KSHZ-së është e përcaktuar qartë, katër anëtarë janë të qeverisë dhe tre anëtarë të opozitës.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski gjatë vizitës së sotme në Komunën e Gazi Babës, apeloi për arsye dhe tha se çështja rreth zgjedhjeve dhe zgjedhjes së anëtarit të KSHZ-së nuk është lojë "maço", në të cilën dikush duhet të tregojë se sa të fortë i ka muskujt. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR