• e premte, 26 korrik 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk funksionon me ultimatume dhe afate

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk funksionon me ultimatume dhe afate

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është parimor dhe i qartë në lidhje me amendamentet kushtetuese dhe këtë e di edhe Evropa dhe e gjithë bota, theksoi lideri i partisë, Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për deklaratën e partnerit të koalicionit VLEN se mbetet afati gjashtëmujor për amendamentet kushtetuese, Mickoski përsëriti se nuk funksionon me ultimatume dhe afate.

"Jo, unë nuk punoj me afate dhe ultimatume në jetë. Qëndrimi ynë është parimor dhe i qartë dhe këtë e dinë Evropa dhe e gjithë bota. Edhe në programin e partisë ishte për zgjedhjet. Ne emi marrë vota nga qytetarët, nuk kemi marrë vota si rezultat i ultimatumeve. Kështu nuk funksionoj unë, as VMRO-DPMNE-ja", tha Mickoski pas festimit të 102 vjetorit të ekzistencës së Odës Ekonomike.

Премиерот Христијан Мицкоски денеска му одговори на лидерот на опозициската СДСМ, Венко Филипче во врска со барањето за носење нов Кривичен законик, нагласаувајќи оти нов КЗ ќе се донесе, но

Sa i përket çështjes nëse shteti do të kërkojë futjen e maqedonasve nga Bullgaria në Kushtetutën bullgare, kryeministri theksoi se fillimisht duhet të fillohet me implementimin e aktvendimeve nga Gjykata për të drejtat e njeriut.

"Ne si shtet dhe si parti politike kemi qëndrim të qartë lidhur me marrëdhëniet e Bullgarisë me komunitetin maqedonas atje. Kemi 14 aktgjykime të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, të cilat i referohen komunitetit maqedonas dhe asnjëri prej tyre nuk është zbatuar. Duhet të fillojmë prej andej. Nuk mund të filloni nga hapi i tretë në jetë, duhet të filloni nga hapi i parë. Le të fillojmë nga aty, të mos flasim për premtime, të cilat janë të pamundura. Këtu janë këto 14 vendime, nuk kemi pse t'i zbatojmë të gjitha, disa prej tyre. Ky është qëndrimi ynë për këtë çështje", tha Mickoski.  mb/

Foto: Printskin/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR