• e premte, 26 korrik 2024

MPB: Më 1 dhe 2 gusht të mos shfrytëzohet aksi Prilep - Krushevë

MPB: Më 1 dhe 2 gusht të mos shfrytëzohet aksi Prilep - Krushevë

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në shënimin e festës shtetërore, 2 Gushtin, Ditën e Republikës, Ilindenin, më 1 dhe 2 gusht 2024 t'i shfrytëzojnë drejtimet rrugore; Prilep - Manastir - nëpër rrugën rajonale R1305 deri në Demir Hisar drejt Krishevës dhe Kërçovës nëpër rrugën rajonale R1305 deri në qarkoren Slladuevë (Demir Hisar) nëpër rrugën rajonale R1306 deri në Krushevë.

Siç informoi sot Minsitria e Punëve të Brendshme, duhet të shfrytëzohen këto drejtime rrugore për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për sanim të rrugës rajonale R-1306, aksi Prilep - Krushevë, i cili është i mbyllur për qarkullim në pjesën nga fshati Konjare e Epërmes deri në fshatin Krivogashtan. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR