• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski të martën në Bruksel: Nuk e kemi ndërmend të bëjmë më shumë lëshime, do të vazhdojmë të promovojmë vlerat evropiane

Mickoski të martën në Bruksel: Nuk e kemi ndërmend të bëjmë më shumë lëshime, do të vazhdojmë të promovojmë vlerat evropiane

Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se të martën do të udhëtojë për në Bruksel, ndërsa kthehet të enjten dhe për mesazhet nga atje thotë se nuk janë edhe aq të qarta, por mesazhi ynë siç thotë ai, “është i qartë se ne kemi bërë mjaftueshëm si asnjë vend në BE”.

"Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlerat evropiane, do të bëjmë detyrat e shtëpisë, nëse janë të gatshëm të gjejnë zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojmë rrugën në rregull, në çdo kohë jemi të gatshëm t'i përgjigjemi pozitivisht një kërkese të tillë, në të kundërtën mund të konkludoj se ne si shtet, Ballkani, fatkeqësisht nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit", deklaroi kryeministri Mickoski sot nga fshati Tarinci i Komunës së Karbincit, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të zgjerimit të kopshtit “Kokiçina”.

Ai theksoi se kemi një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes plotësisht të harmonizuar me BE-në dhe rikujtoi se ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski këtë e kanë nënshkruar me përfaqësuesin e lartë të BE-së i cili tani nuk është në administratën e re.

“Reformat i bëjmë konform monitorimit të Evropës dhe kësisoj do të vazhdojmë. Ne nuk jemi rrezik, jemi nën ombrellën e BE-së dhe duke qenë se atje në Bruksel ka politikanë që kanë vendosur të jenë peng të politikanëve që ende mendojnë si në mesjetë, në vend që të shikojmë kah shekulli 21 dhe 22, ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë më shumë lëshime derisa jemi qeveri. Nëse gjejnë një qeveri tjetër, le ta sjellin, le ta bëjnë. Kjo qeveri lëshime të tilla nuk do të bëjë, sepse nuk është ky argumenti - kjo është ajo, ju e dini 27 janë të tillë. Ai argument na çon këtu ku jemi sot", ka thënë kryeministri.

Ai iu referua faktit, siç tha ai, se një shtet, sipas parimit të Bullgarisë dhe më herët Greqia, vendosin veto. Sipas tij, tani shtrohet pyetja nëse krijoni një herë precedent, atëherë ai precedent bëhet praktikë. Po shohim, theksoi Mickoski, se kjo atje bëhet praktikë dhe e çon BE-në atje ku nuk duhet, çdo ditë dikush dikujt i vendos veto dhe një lloj ultimatumi dhe kjo nuk është mirë. 

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR