• e premte, 26 korrik 2024

Mickoski: Qeveria arriti të heqë arbitrazhin nga kompania “Sinohidro”, shpëtohen së paku 50 milionë euro

Mickoski: Qeveria arriti të heqë arbitrazhin nga kompania “Sinohidro”, shpëtohen së paku 50 milionë euro

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Me qasje të argumentuar dhe punë të palodhur në 30 ditët e fundit, Qeveria arriti të intervenojë dhe të hiqet arbitrazhi nga kompania kineze "Sinohidro" e cila është duke punuar në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Pas shënimit të 102-vjetorit të krijimit të Odës ekonomike duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai sqaroi se nënkontraktori i Sinohidros kishte nisur një arbitrazh ndaj kompanisë dhe ndaj shtetit.

"Ekzistonte rrezik që të shpenzohen së paku 50 milionë euro para publike, pra para nga buxheti. Dhe këto janë mjete që tani do t'i kemi më shumë për biznesin, për qytetarët, për investime kapitale", deklaroi Mickoski.

Sipas tij, nënkontraktorit nuk i janë zgjidhur marrëdhëniet pronësore- juridike, nuk ka mundur të ketë front për punë, ka paditur kompaninë kontraktuese, ndërsa kompania kontraktuese shtetin.

"Pra, një proces kompleks dhe mirë që dolëm nga ai proces pa iu nënshtruar gjobave", theksoi Mickoski. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR