• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: Qëllimi jonë është ta zhvillojmë ekonominë përmes investimeve dhe realizimit të projekteve kapitale

Mickoski: Qëllimi jonë është ta zhvillojmë ekonominë përmes investimeve dhe realizimit të projekteve kapitale

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA)- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot para fillimit të konferencës Blumberg Adria në temë "Potenciali ekonomik dhe mundësitë zhvillimore për Maqedoninë", duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se si Qeveria mund të ndihmojë Maqedoninë të diversifikojë eksportin dhe në atë mënyrë të bëhet më konkrete, ai theksoi se një sistem i ndërtuar me dekada nuk mund të ndryshohet brenda natës dhe që kjo të ndodhë duhet të realizohen qëllimet strategjike të shtetit.

“Së pari, nuk mund të ndryshoni brenda natës një sistem që është ndërtuar prej dekadash dhe nuk keni një shkop magjik për të thënë se nga nesër nuk do të mbështetemi vetëm në një opsion, kemi disa opsione. Duhet kohë. Që kjo të ndodhë, është e nevojshme të realizohen qëllimet strategjike të shtetit. Unë flas gjithmonë për këtë dhe e shfrytëzoj rastin të theksoj se ëndrra ime, duke qenë se jemi një vend pa dalje në det, fatkeqësisht duhet ta kthejmë këtë mangësi në avantazh. Cili është avantazhi ynë?

Ne jemi udhëkryq natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme evropiane, përkatësisht Korridorit 8 dhe 10. Në këtë mënyrë, kur ta përfundojmë këtë proces, do të jemi një udhëkryq edhe i transportit edhe i hekurudhës dhe i energjetikës, do të thoja, dhe udhëkryq energjetik në këtë pjesë të Evropës. Dhe kjo është ajo që duhet të na japë përparësi gjeostrategjike që ne si shtet fillimisht të jemi në qendër të vëmendjes, në radarin e investitorëve të mëdhenj dhe të vendeve të mëdha”, tha kryeministri Mickoski.

Sa i përket Gjermanisë dhe asaj që po ndodh atje, ai nënvizoi se nuk do ta ndiejmë menjëherë, por diku në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm ka mundësi që të ketë efekte negative, por jo vetëm këtu, bota do të ketë efekte negative, veçanërisht në Evropë.

“Prandaj ne qasemi me shumë kujdes dhe për këtë arsye me shumë kujdes planifikojmë që mjetet që i fitojmë t’i shpenzojmë në buxhetin qendror, por edhe i marrim hua. Dhe ato duhet të jenë shpenzime vetëm në drejtim të investimit në investime, jo në konsum publik por në investime. Dhe prandaj thamë se nga gjysmë miliardë euro të holla që tashmë janë deponuar në llogarinë e Bankës Popullore, gjysma do të jetë për kompanitë, gjegjësisht kredi për kompanitë dhe tashmë jemi në negociata me bankat, se si do të funksionojë ky proces në praktikë që kushtet të mbeten të njëjta, tha Mickoski dhe shtoi:

“Më duhet të them se fillimet e këtyre negociatave nuk janë ashtu siç prisnim. Por është siç është. Do të flasim me bankat dhe do të shohim deri ku do të arrijmë, por në çdo rast kompanitë do të kenë të njëjtat kushte si ajo kredi, pra 3.25% interes, 3 vjet grejs periudhë dhe një periudhë shlyerjeje deri në 12 vjet shtesë. Këtu ka një dilemë për disa nga bankat, nëse makineritë më të vjetra se 7 vjet mund të intabulohen në tabelë për shkak të amortizimit e kështu me rradhë.

Por shpresoj që përmes një bisede të tejkalohet e gjithë kjo dhe pjesa tjetër e mjeteve do të jetë për investime kapitale. Një pjesë për bashkitë, një pjesë për pushtetin qendror, sepse jo të gjitha bashkitë mund t'i sterilizojnë menjëherë këto para në investimet e tyre, sepse do të duhet kohë etj."

Kryeministri Mickoski theksoi se qëllimi ynë është që t'i japim shtysë ekonomisë përmes investimeve, realizimit të investimeve kapitale dhe investimit të kompanive në mjetet e tyre themelore për punë.

“Kështu që synimi ynë është t'i japim një shtysë ekonomisë përmes investimeve, realizimit të investimeve kapitale dhe investimit nga kompanitë në mjetet e tyre thelbësore për punë. Në këtë mënyrë presim rritjen e produktivitetit dhe duke rritur produktivitetin tentojmë të rrisim të ardhurat dhe të përmirësojmë ecurinë e ekonomisë.

Por të përfundoj, nëse presim që menjëherë të kemi 10, 20, 50 opsione nga një opsion që kishim, është e pamundur sepse nuk kemi në dispozicion një numër kaq të madh të burimeve natyrore. Nuk kemi naftë, nuk kemi gaz, nuk jemi një vend që del në det, kështu që gjithçka që thashë është përcaktimi ynë strategjik si Qeveri dhe ëndrra ime personale dhe mendoj se do ta realizojmë këtë së shpejti”, deklaroi kryetari i Qeverisë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR