Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodër të Diellit
- Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, -5, ku ka edhe më shumë borë, 70 centimetra.
- Post By Fitore Curri
- 09:15, 27 dhjetor, 2024
Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, -5, ku ka edhe më shumë borë, 70 centimetra.
Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur – 4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -2 në Berovë, -1 në Manastir, Tetovë, 0 në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kavadar, 1 në Shkup – Petrovec, Ohër, Shtip, Pretor dhe Prilep, 2 në Shkup – Zajçev Rid, Strumicë, Demir Kapi dhe Veles dhe 3 në Vinicë dhe Gjevgjeli.
Shtresa e borës është 56 centimetra në Hanet e Mavrovës, 4 në Tetovë dhe 2 në Gostivar.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me periudha dielli. Do të fryjë erë e mesme, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fuqishme e kohëpaskohshme nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 2 deri në 9 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë e fuqishme e kohëpaskohshme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 8 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s