• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Kam mbajtur takim në të cilin e kemi vendosur kornizën në bazë të së cilës do ta ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera

Mickoski: Kam mbajtur takim në të cilin e kemi vendosur kornizën në bazë të së cilës do ta ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot infromoi se ka mbajtur takim partiak, në të cilin janë vendosur konturet e kornizës në bazë të së cilës do ta ndërtojnë potencialin e koalicionit me partitë tjera.

"Paradite kam mbajtur takim, në të cilin i vendosëm skicat e kornizës mbi të cilin do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë e tjera dhe ku fokusi do të jetë në radhë të parë populli: një shtet i fortë ekonomikisht, nëpërmjet reformave dhe hapave që do të jenë një betejë e ashpër për një standard jetësor më të lartë, front kundër krimit dhe korrupsionit dhe arritje e drejtësisë, si dhe realizim të interesit strategjik për integrim evropian, përmes dialogut dhe përmbushjes së parimeve", ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se pritjet janë të mëdha dhe se për shkak të kësaj përgjegjësia ndaj popullit është akoma më e madhe.

Takimi vijon pas Zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje, në të cilat sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së,  Koalicioni "Maqedonia juaj" e VMRO-DPMNE-së ka fituar 58 mandate në përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh, Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM 18 deputetë, Fronti Evropian i BDI-së 19 deputetë, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “Vlen” 13 mandate, E Majta 6 deputetë, po aq ka edhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë ka të njëjtin numër. Partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kanë më pak se një për qind të votave.

Në të njejtën kohë dje u mbajtën edhe Zgjedhjet presidenciale, në të cilat fitoi profespresha universitare Gordana Siljanovska - Davkova, e cila do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që është zgjedhur në këtë pozicion.

Siljanovska-Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE në rrethin e dytë gë djeshëm të Zgjedhjeve presidenciale, e fitoi presidentin e deritanishëm Stevo Pendarovski. Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së Siljanovska - Davkova ka fituar 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërkandidati i tij Pendarovski i LSDM-së 251.541 (29,25%). mb/

Foto: printskrin VMRO-DPMNE

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR