• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski ka përshëndetur Platformën për unitet kombëtar të ZNAM-it, qëndrimin përfundimtar do ta kumtojë pasi të shqyrtohet

Mickoski ka përshëndetur Platformën për unitet kombëtar të ZNAM-it, qëndrimin përfundimtar do ta kumtojë pasi të shqyrtohet

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot përshëndeti iniciativën e Lëvizjes ZNAM, e cila sot publikoi Platformën kombëtare për unitet kombëtar maqedonas dhe përcaktimin e vijave të kuqe kombëtare maqedonase, pa e kumtuar qëndrimin përfundimtar.

"Le të shohim se çfarë është ajo platformë. Pasi ta shohim, atëherë mund të japim komentin dhe njohuritë tona. Unë me sa kam dëgjuar nga kryetari i ZNAM-it në manifestimin e djeshëm me rastin e njëvjetorit të themelimit të partisë se ata do të komunikojnë me të gjitha partitë politike parlamentare dhe presin që në fund të ditës të kemi një dokument të përbashkët që të gjithë ta mbështesim me konsensus. Nuk shoh asnjë arsye për të mos i dhënë një shans këtij procesi. Është mirë të ndërtohet një konsensus kombëtar, ndaj mirëpres të gjitha iniciativat që çojnë në atë drejtim", deklaroi Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Kryetari i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski sot në konferencën për shtyp e publikoi platformën kombëtare për unitet kombëtar dhe përcaktimin e vijave të kuqe kombëtare maqedonase, e cila përmban nëntë pika, Dimitrievski tha se do t'u dorëzohet të gjitha partive parlamentare. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR