• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Inkurajon rritja e prodhimit industrial, BPV-në do ta lëviz edhe huaja nga Hungaria

Mickoski: Inkurajon rritja e prodhimit industrial, BPV-në do ta lëviz edhe huaja nga Hungaria

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se inkurajon rritja e prodhimit industrial, i cili pas një kohe më të gjatë ka shënuar rritje muajin e kaluar dhe është indikator i mirë, pasi, siç deklaroi sot, komuniteti i biznesit ka besim në institucionet. Pret lëvizje të BPV edhe me paratë nga huaja nga Hungaria që dje kaloi në seancë të Qeverisë dhe së shpejti duhet të gjendet para deputetëve.

Prodhimi industrial pas një kohe më të gjatë ka rritje në korrik, por kjo tashmë është tremujori i tretë. Sot e presim tremujorin e dytë. Na inkurajon që 3,8 për qind kemi rritje të porodhimit industrial pas disa muaj rënie", deklaroi Mickoski, i cili në fillim të ndërtimit të fabrikës për bateri litiumi në ZZHTI Shkup, u përgjigj në pyetje të gazetarëve, për pritjet e tij për të dhënat pr BPV në tremujorin e dytë të këtij viti.

Ai theksoi se rënia në maj ishte dyshifrore, mes 11-12 për qind dhe siç thotë, pas rënies disamujore, më në fund kemi rritje në korrik. Ai vlerëson se ky është një tregues i mirë, sepse komuniteti i biznesit ka besim në institucionet dhe në një klimë të favorshme biznesi.

"Si mund këtë si një tregues fillestar ta interpretojmë, që më në fund po kthehet besimi në komunitetin e biznesit, ne kemi një Qeveri të qëndrueshme, kemi një klimë të qëndrueshme, kështu që nuk do të ketë pasiguri të mëdha politike që shpesh herë i pengojnë investitorët, të huaj dhe vendas", tha Mickoski.

Ai theksoi se pret që ky trend të vazhdojë edhe në tremujorin e tretë dhe të katërt, duke marrë parasysh se në seancën e djeshme të Qeverisë është marrë vendim për 500 milionë euro hua nga Hungaria.

"Ato shumë shpejtë do të gjenden para deputetëve në Parlament dhe pres që deri nga fundi i muajit, të rrumbullaksohet ky proces. Ato janë me komponentë zhvillimore, 250 milionë euro do të jenë hua për komunitetin e biznesit, me kushte me të cilat i kemi marrë, e ato janë 3,25 për qind normë interesi, tre vjet grejs periudhë dhe 12 vite afat të pagesës, diçka që në këtë moment në treg ky lloj i tillë i kredive nuk ekziston dhe 250 milionë  euro tjera janë përsëri me komponentë zhvillimore, respektivisht për financimin e investimeve kapitale në komuna", tha Mickoski.

Ai pret që këto mjete të jenë një lëvizës të llojit të vet për BPV dhe të kenë ndikim pozitiv edhe në tremujorin e katërt, por edhe në tremujorin e parë të vitit 2025.

"Ashtu që, le t'i ndjekim proceset, natyrisht dhe klima që krijojmë ne si qeveri, nuk ka topa futbolli në kabinete, nuk ka reket, nuk ka kushërinj dhe vëllezër që lehtësojnë udhëheqjen e biznesit në Maqedoni. Mendoj se tani gjithçka është ndryshe. Biznesmenët janë të lirë të investojnë, nuk ka ndërmjetës që ofrojnë shërbime për kthim të shpejtë të TVSH-së dhe nuk e di çfarë shërbimesh tjera nëpër ministri. Mendoj se tani mjedisi është shumë më i lirë dhe e gjithë kjo ndikon pozitivisht në drejtim të përmirësimit të potencialit ekonomik", tha Mickoski.

Në takimin e sotëm në Qeveri me Këshillin e investitorëve të huaj, Mickoski thotë se do të bisedohet për nevojat e tyre dhe si mund të përmirësohet puna e tyre, pasi, siç tha, me rëndësi është të rritet eksporti dhe pozitivisht të ndikojë në BPV, e cila megjithatë do të sjellë edhe realizim të investime të reja kapitale për qytetarët. bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR