• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski i kënaqur nga puna e bërë këtë vit, paralajmëron rezultate edhe më të mira në vitin 2025

Mickoski i kënaqur nga puna e bërë këtë vit, paralajmëron rezultate edhe më të mira në vitin 2025

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski është i kënaqur nga puna e bërë këtë vit. Siç tha sot, Qeveria në vitin 2025 do të bëjë përpjekje të arrijë rezultate edhe më të mira dhe të jetë edhe më transparente. 

Sipas Mickoskit, çdo kritikë dhe rekomandim konstruktiv është i mirëseardhur. 

“Kemi bërë shumë punë, personalisht jam i kënaqur. Kemi pasur rritje të pensioneve, marrëveshje historike me sindikatat për arsimin, punonjësit e shëndetësisë, kultivuesit e duhanit, kultivuesit e orizit, fermerët në përgjithësi. Më në fund u rikthye shpresa tek njerëzit, paqja në rrugë, nuk ka më heronj në asfalt që shtiren si të afërt me disa të pushtetshëm politikë. Këtu është edhe rritja prej tre për qind, e cila është ndër pesë vendet e para në Evropë, tentativa për të arritur një miliard euro investime të huaja, pagesa e K-15 për punonjësit e administratës publike është duke u bërë, disa po marrin për herë të parë dhe për atë qëllim në Buxhet ishin paraparë një miliardë denarë dhe diçka, tani do të ketë edhe pagesë tjetër për fermerët prej 25 milionësh, me të cilën për herë të parë hyjmë pa borxh në vitin 2025...”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimi me Këshillin e Investitorëve të Huaj.

Eight new investments worth over EUR 700 million have been launched in less than six months, opening about 2,800 potential jobs, said Prime Minister Hristijan Mickoski after a meeting with th

Kryeministri vlerësoi edhe se gjithmonë mundet më mirë. “Do të bëjmë përpjekje që vitin e ardhshëm të jemi më mirë, çdo kritikë dhe rekomandim konstruktiv është i mirëseardhur, vetëm të mos jetë sulm ad-hok. Duam të jemi transparentë sa më shumë që është e mundur, ndoshta dikur nuk patëm sukses, do të na falë publiku, por kemi qëllim të mirë dhe duam të bëjmë diçka që nuk ishte si deri më tani, diçka të re dhe shpresoj se të paktën arritëm pjesërisht”, potencoi kryeministri. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR