• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Duam ta shohim vendin të integruar në BE, kemi mbështetje nga 26 vende anëtare, përveç fqinjit lindor

Mickoski: Duam ta shohim vendin të integruar në BE, kemi mbështetje nga 26 vende anëtare, përveç fqinjit lindor

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Qeveria dëshiron të jetë proevropiane dhe dëshiron ta shohë vendin të integruar në BE, por jo me çdo kusht, por në një trajektore normale që do të ishte me ruajtjen e dinjitetit. Për këtë kemi mbështetjen e 26 shteteve anëtare, përveç fqinjit tonë lindor. Për vendet tjera anëtare është me rëndësi që të ketë një zgjidhje, theksoi sonte kryeministri Hristian Mickoski.

Ai në emisionin "100 ditë Qeveri" në RTVM theksoi se në të gjitha aktivitetet e deritashme diplomatike kanë arritur t'i japin argumentet në tryezë dhe se nga asnjë bashkëbisedues nuk ka dëgjuar se pengesa është në Qeveri.

Thotë se është e çuditshme ajo që Bullgaria refuzon propozimin e Hungarisë si kryesuese e Bashkimit Evropian për të qenë ndërmjetësues në gjithë këtë proces, edhe pse më parë thoshte se problemi qëndron te Bashkimi Evropian.

"Politikanët bullgarë tani thonë se nuk ka nevojë që dikush të jetë ndërmjetës, ne do të negociojmë në mënyrë bilaterale, ndërsa deri vonë thonin se ky është problem i Bashkimit Evropian. Tani kur kryesuesi i BE-së thotë të ulemi në tavolinë, thonë nuk ka nevojë. A nuk është kjo pak e çuditshme dhe krijon dyshime dhe mosbesim se ky proces një ditë do të ketë gjasa të përfundojë", thotë Mickoski.

Sipas tij, është më mirë të negociosh se sa të mos negociosh. Për momentin, thotë ai, nuk ka zgjidhje të parashikueshme dhe problemi është se nuk janë të qarta rruga dhe qëllimi. Ai përsëriti se janë bërë shumë lëshime nga ana jonë gjatë periudhës së kaluar.

"Të gjithë e filluan dhe e përfunduan procesin, ne nuk kemi një tregues dhe parametër të qartë. Kur të ketë edhe atë ta marrin. Qëndrimi jonë për veprim të prolonguar nuk është gjë tjetër veçse një formulë që ka funksionuar siç është Marrëveshja e Prespës e cila thotë se amendamentet do të jenë efektive kur Parlamenti grek të ratifikojë protokollin qasës për vendin në NATO. Thonë se Marrëveshja e Prespës ka qenë kryevepër e diplomacisë, ndaj le ta përsërisim këtë - ndryshimet kushtetuese të vlejnë kur Parlamenti bullgar do ta ratifikojë marrëveshjen qasëse për në BE. Nëse kjo është mirë, vetëm ta kopjojmë dhe zbatojmë", thekson Mickoski.

Ai thotë se problemi është krijuar artificialisht duke theksuar se vlerat evropiane nuk kanë lidhje me ndryshimin e emrit apo me Preambulën e Kushtetutës. Ai thotë se në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg ka 14 aktgjykime për komunitetin maqedonas në Bullgari e cila nuk mund të regjistrojë as organizatë joqeveritare dhe zero aktgjykime për komunitetin bullgar në Maqedoni.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR