• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Ajo që BDI ka mbushur kuti në ditën e zgjedhjeve është dëshmuar nga gjykata

Mickoski: Ajo që BDI ka mbushur kuti në ditën e zgjedhjeve është dëshmuar nga gjykata

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot akuzoi se në ditën e zgjedhjeve BDI ka mbushur kuti për çka ka rast të konfirmuar me aktvendim nga Gjykata administrative.

"Nuk janë vetëm informata ato se BDI ka mbushur kuti në ditën e zgjedhjeve, kemi edhe rast të konstatuar, ai është në komunën e Likovës për ku në mënyrë të qartë Gjykata administratove ssolli vendim ku qartë shihet se vullneti i qytetarëve nuk është ai që korrespsondon me rezultatin", tha Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Butelit.

Ai thotë se për atë, si parti, kanë paralajmëruar tërë kohën dhe njëherit bëri thirrje për vigjilencë.

"Ne këtë e themi tërë kohën, prandaj bëjmë thirrje tërë kohën, sepse kemi indikacione se edhe në rreth 50 vende të tjera në Maqedoni janë mbushur kuti, ndërsa dalja menjëherë pas orës 18:00 është rritur. Që këtej, paralajmëroj për vigjilencë, për kujdes", tha Mickoski.

Ai tregoi edhe për tentime për blerje të vullnetit të qytetarëve.

"Ajo që dëshmon nga terreni është presion i madh, tentime për ta blerë vullnetin e qytetarëve nga ana e BDI-së, duke menduar se do të bëjnë rezultat të madhe dhe ashtu VMRO-DPMNE do të jetë para aktit të kryer të duhet të ulet dhe të bisedojë me kryesinë e BDI-së", tha Mickoski.

Ai tha se "është i bindur dhe beson tek qytetarët e Maqedonisë, pa dallim nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, romë apo të tjerë se nuk do ta lejojnl atë".

"Mund t'ju tregoj shembuj në qytete si Vinica, Koçani, Dellçeva, Berova ku funksionarë qeveritarë në shoqëri të policëve të cilët identifikohen si policë, kanë pasur tentime të korruptojnë madje edhe në objekt fetar", deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, vullneti i popullit nuk është rezultat për Bujar Osmanin, por se ai është shumë më i vogël dhe do të jetë akoma më i vogël në periudhën që pason. ab/

Fotо: VMRO-DPMNE


 



QËNDRONI TË LIDHUR