• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mickoski: Është koha si para 130 viteve të bashkohemi nën flamurin e Maqedonisë dhe të ecim përpara

Mickoski: Është koha si para 130 viteve të bashkohemi nën flamurin e Maqedonisë dhe të ecim përpara

 Shkup, 23 tetor 2023 (MIA)  -  Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

"23 Tetori është një datë që është gdhendur në kujtesën tonë kolektive si data kur populli maqedonas u organizua në një organizatë për luftë për liri dhe shtet të pavarur. Formimi i MRO-së, e cila më vonë do të rritet dhe në popull do të mbahet mend si VMRO, është simboli i guximit të maqedonasit, i shtyrë nga dëshira për një të nesërme më të mirë", thekson Mickoski. 

 Dhe sot, si atëherë në atë 23 tetor të vitit 1893, siç thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, na nevojitet ai guxim dhe dëshirë për një të nesërme më të mirë, pse politikat e qeverisë godasin në themelet e shoqërisë, dëmtojnë shtetin dhe përzënë njerëz nga shtëpitë e tyre jashtë vendit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR