• e premte, 08 nëntor 2024

Mianmar: Të paktën 25 persona humbën jetën nga bombardimet, Gutereshi e dënoi përshkallëzimin e dhunës

Mianmar: Të paktën 25 persona humbën jetën nga bombardimet, Gutereshi e dënoi përshkallëzimin e dhunës

Bangkok, 19 mars 2024 (MIA)  - Të paktën 25 rohinxhë kanë humbur jetën në një sulm me bombë në perëndim të Mianmarit, raportojnë mediat lokale.

Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Tada, në shtetin federal të Rakjan, ndërsa janë plagosur edhe 25 persona. Mes të vdekurve, siç theksohet, janë edhe gjashtë fëmijë. 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutereshi shprehu "shqetësim të thellë" për përkeqësimin e situatës dhe përshkallëzimin e konfliktit në Mianmar.

 Zëdhënësi i tij, Farhan Hak, njoftoi se Gutereshi i dënon të gjitha format e dhunës dhe përsëriti thirrjen e tij për mbrojtjen e civilëve.

Ushtria e Mianmarit ka përdorur gjithnjë e më shumë sulme ajrore për t'u përplasur me rebelët e armatosur kundër qeverisë ushtarake e cila e rrëzoi qeverinë civile të Aung San Su Çi në një grusht shteti në vitin 2021. 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR