• e enjte, 15 gusht 2024

MIA Paralajmërime-MKD (PLT)

MIA Paralajmërime-MKD (PLT)

15 gusht 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të mbajë takim me ambasadorin e Bosnja e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq. (Kuvendi i RMV-së, kabineti i vjetër/10:30)

Shkup - Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do ta vizitojë Drejtorinë Doganore. (10:15/ është parashikuar kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat)

Shën Nikollë - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski do të ndajë marrëveshje për marrjen me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. (Komuna e Shën Nikollës/11:00, deklarata për mediat pas ndarjes së marrëveshjeve)

Shkup - Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski dhe ambasadori i misionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir do të mbajnë promovim dhe nënshkrim të Grant marrëveshjes për formimin e Qendrës së parë nacionale për internet më të sigurt  - MkSafeNet në kuadër të programit për një Evropë digjitale. (Hapësirat e Shtëpisë evropiane/09:00, deklarata për mediat/09:40)

Shkup - Konferencë përfundimtare "Ndikimi i rinisë ndaj krijimit të politikave të qëndrueshme" në suaza të projektit "Pjesëmarrje rinore për zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm të bashkësisë", i mbështetur nga Bashkimi Evropian, në organizim të koalicionit TANI. (h. "Panoramika"/11:00, deklarata për mediat 10:50)

Shkup - Drejtori i Autoritetet për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov dhe drejtori i INK Idrizovë, Zoran Jovanovski do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të pjesës së renovuar të burgut, i a.q. "krahu i pestë". (INK Idrizovë/09:00)

Shkup - Konferencë shtypi e përfaqësuesve të organizatave civile dhe nismave të pavarura civile lidhur me ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar të cilat ishin miratuar në Kuvend pa konsultim publik paraprak dhe debat. (Parku Gruaja luftëtare para Kuvendit/11:00)

_______________________________________________________________________________________________ 

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR