• e mërkurë, 14 gusht 2024

MIA Paralajmërime - MKD

MIA Paralajmërime - MKD

2 gusht 2024 

Pelince/Prohor Pçinski - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të vendosë lule para Qendrës Përkujtimore të KAÇKM-së me rastin e shënimit të festës së madhe 2 gushti - Dita e Republikës - Ilinden, ku do të mbajë fjalim. (Pelince/10:00, ardhja e ekipeve të akredituara mediatike/8:30)

 - Presidentja Siljanovska Davkova do të vendosë lule para pllakës përkujtimore të KAÇKM-së në manastirin "Shën Prohor Pçinski" (12:00) ku do të pritet nga ana e presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 - Presidentja Siljanovska Davkova dhe presidenti i Republikës së Serbisë, Vuçiq do të realizojnë takim dypalësh. (Deklarata për mediat pas takimit)

Shkup/Krushevë/Smilevë - Delegacioni i Kabinetit të Presidentes, do të vendosë lule para monumentit së KAÇKM-së në parkun "Gruaja luftëtare", para përmendores së Nikolla Karev para Kuvendit dhe para përmendores së Metodija Andonov - Çento në sheshin "Maqedonia".

 - Delegacioni i Kabinetit të presidentes do të vendosë lule në varrin e Nikolla Karev, para përmendores së heronjve në vendin "Sliva" dhe Meçkin Kamen.

 - Delegacioni i Kabinetit të presidentes do të vendosë lule në Tumën e Dame Gruevit, para përmendores së ilindenëve të Smilevës dhe në pllakën përkujtimore të çetës partizane "Dame Gruev".

Shkup - Delegacioni parlamentar, i kryesuar nga kryetari Afrim Gashi, i përbërë nga: Marija Petrushevska, Oliver Spasovski dhe Boban Karapejovski, do të vendosë lule: para monumentit të Nikolla Karevit, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (9:20 paradite)

 - Fjalim i  Afrim Gashit, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkup/Pelincë/Krushevë - Delegacioni parlamentar i përbërë nga: Marija Petrushevska, Oliver Spasovski dhe Boban Karapejovski, do të vendosë lule te monumenti i Metodija Andonov-Çento, sheshi "Maqedonia" (9:00) dhe te monumenti i KAÇKM-së, Parku "Gruaja luftëtare"(9:15)

 - Delegacioni parlamentar, i udhëhequr nga nënkryetarja Vesna Bendevska, në përbërje të: Emil Spasovski, Lupço Nikolovski dhe Dragan Nedelkoviq, do të vendosë lule në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë. (10:00)

Delegacioni parlamentar, i përbërë nga: Pece Milevski, Biljana Kuzmanovska, Toni Jarevski dhe Mitko Trajçuleski, do të vendosë lule në Krushevë: në varrin e Nikolla Karevit, Makedonium (8:45), para monumentit të Slivës "Për heronjtë e Slivës" (9:45) dhe në "Meçkin Kamen" (11:40)

Krushevë - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me rastin e shënimit të festës së madhe 2 gushti - Dita e Republikës - Ilinden, do të vendosë lule mbi varrin e Nikolla Karevit (8:45) për heronjtë e monumentit Sliva (9:45) dhe në Meçkin Kamen (11:40), pas së cilës do të ketë një fjalim për qytetarët dhe mysafirët e pranishëm. (13:30)

Shkup - Me rastin e 2 gushtit - Ilindeni, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i shoqëruar nga deputetja Daniella Nikolova dhe kryetari i Organizatës komunale të LSDM-së dhe kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, do të bëjnë nderime dhe do të vendosin lule para monumentit të Metodija Andonov Çentos në sheshin "Maqedonia", para përmendores së KAÇKM-së në parkun "Gruaja luftëttare", para monumentit të Nikolla Karevit para Kuvendit. (Deklaratë për media para Kuvendit/9:45)

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do ta lëshojë në shfrytëzim rrugën e rikonstruktuar në fshatin Poroj. (Deklaratë për media në qendër të fshatit Poroj/18:00)

________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara**

 



QËNDRONI TË LIDHUR