MIA Paralajmërime MKD
- 4 shtator 2024
4 shtator 2024
Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për çështje evropiane. (Salla 4/11:00)
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në ZZHTI Shkup për të shënuar fillimin e investimit të kompanisë gjermane BMZ Group. (09:30/ deklaratë për media pas ngjarjes)
Shkup - Takim i Këshillit për investime të huaja. (Qeveria e RMV-së/ Salla e Kristalit/ 11:00)
Beograd - Një delegacion i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, Aleksandar Nikoloski dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, do të jetë në një vizitë pune.
Bruksel - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, do të qëndroj për vizitë pune në Bruksel, në kuadër të së cilës do të takohet me: Oliver Varhei, Komisioner për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit të BE-së, Stefano Sanino, Sekretar i përgjithshëm i shërbimit evropian për punë të jashtme, Gert Jan Kopman, Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociatat e zgjerimit të Unionit (DG NEAR), Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, eurodeputeti Ilhan Kuçuk dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve evropiane dhe Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së.
Shkup - Konferencë për shtyp e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, dhe u.d. kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani. (hapësirat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kati 7/ 14:00)
Novaci - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski do të ketë takim me bujqit. (në ambientet e Komunës së Novacit/ 11:00 / deklaratë për media para fillimit të takimit me bujqit)
Shkup - Qendra qytetare për resurse organizon debat me titull "Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile". (në ambientet e Qendrës qytetare për resurse/ 10:00)
Shkup - Instituti për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS) organizon ngjarje me titull: "Përparimi i Maqedonisë së Veriut në procesin e Berlinit - Prezantimi i planeve të veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër". (Kuvendi i RMV-së, salla "Boris Trajkovski"/10:30, deklarata për media nga ora 10:30 deri në ora 10:45)
__________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore