• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime MKD (PLT)

MIA Paralajmërime MKD (PLT)

24  shtator 2024 

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 15-të dhe të 14-të. (Salla "Maqedonia" /11:00/11:15)

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Antonio Miloshoski dhe kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Sanja Lukarevska, do të kenë takim me Laima Lucija Andrikiene, anëtare e Gjykatës evropiane të auditorëve. (Salla e Qeverisë/9:00)

Shkup - Përfaqësuesit e kursimores FULM do të kenë takim pune me Komisionin për financim dhe buxhet dhe Komisionin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. (Salla e Komisionit Kushtetues/12:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e deputetit Amar Mecinoviq. (Qendra për shtyp/12:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës së re sportive në shkollën rajonale "Dimitar Pop Georgiev Berovski". (Lagjja Hrom, komuna Gjorçe Petrov/11:00)

Bruksel - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, do të marrë pjesë në takimin zyrtar të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK).

Bruksel - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi do të marrë pjesë në konferencën e ministrave të ekonomisë në kuadër të procesit të Berlinit. 

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonimisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski do të marrë pjesë në takimin e 18-të vjetor të punës së ministrave të bujqësisë nga vendet e Evropës Juglindore. (h. "Aleksandar Pallas”/9:00, deklarata për media/11:30)

Shkup - Deputetja dhe zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva do të mbajë konferencë për shtyp. (Pallati Dr. Hristo Tatarçev (Sheshi VMRO Nr. 1)/10:30)

Shkup - Deputetja Slavjanka Petrovska do të mbajë konferencë për shtyp. (Qendra për shtyp/10:45).

Shkup - Avokati i Popullit, Naser Ziberi, Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP) dhe Tanja Temelkovska, këshilltare për të drejtat e njeriut në Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, do të drejtohen në tryezën e rrumbullakët me temën "Rritja e bashkëpunimit të Avokatit të Popullit me shoqatat e qytetarëve në drejtësinë ekologjike". (h. "Holidej Inn"/9:30)

Shkup - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) organizojnë punëtori rajonale "Orientimi dhe ndërtimi i kapaciteteve për forcimin e integrimit të shëndetit seksual dhe riprodhues në planet kombëtare për mbulimin shëndetësor universal dhe proceset në Ballkanin Perëndimor". (h. “Holidej in”/9:00, deklarata për media para fillimit të ngjarjes)

Shkup - Brifing për media me rastin e Forumit të ardhshëm Ekonomik të grave lidere - Women Economic Forum - Balkans 2024. (Klubi i Gazetarëve/10:00)

Shkup - Konferencë Fushata kombëtare "Në të njëjtin ritëm" organizuar nga HERA - Asociacioni për edukim shëndetësor me mbështetjen e Ambasadës holandeze në Maqedoninë e Veriut. (Shtëpia Evropiane/12:00, deklarata për media/13:20)

Shkup - Prezantim i dy raporteve të reja nga Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. (h. “Meriot”/9:30, deklarata për media/11:30)

Shkup - Prezantim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik në kuadër të projektit "Lufta kundër aktiviteteve ilegale pyjore" të implementuar nga ZG REFORD. (h. “Panoramika”/10:00)

 

_________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndrshimi i termineve***

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR