• e diel, 22 mars 2026

MIA në Qipro: Një objekt i dyshimtë në hapësirën ajrore në afërsi të Libanit shkaktoi probleme me fluturimet nga dhe drejt Larnakës

MIA në Qipro: Një objekt i dyshimtë në hapësirën ajrore në afërsi të Libanit shkaktoi probleme me fluturimet nga dhe drejt Larnakës

Nikozia, 4 mars 2026 (MIA) – Një objekt i mundshëm i dyshimtë u zbulua në hapësirën ajrore në afërsi të Libanit. Për arsye parandaluese, autoritetet ndërmorrën të gjitha masat e nevojshme për hetim dhe, nëse është e nevojshme, përballje me incidentin, informoi zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letibiotis, kurse sipas mediave qipriote, menjëherë intervenuan aeroplanët luftarakë grekë "F-16", të cilët ndodhen në ishull që nga e hëna, njoftoi korrespondentja e MIA-s.

Sipas informacioneve të MIA-s, për shkak të incidentit, aeroporti i Larnakës u mbyll për gati gjysmë ore për fluturime dhe ulje, ndërsa fluturimi i mëngjesit nga Athina për në Larnakë, pasi nuk mori leje për ulje, u kthye në Athinë.

Letibiotis nl “Iks” shpjegoi se hapësira ajrore e Republikës së Qipros “në asnjë moment nuk ishte e mbyllur”, kurse brenda procedurave të vendosura, nga të dy fluturimet u kërkua të qëndronin në gjendje pritjeje me qëllim për të siguruar hapësirën operative të nevojshme.

Aeroporti i Larnakës, në përgjithësi, funksionon normalisht, megjithëse edhe sot janë anuluar mbi 24 ulje dhe po aq ngritje, e disa kompani ajrore, përfshirë "Lufthanza", "British" dhe "Izixhet", kanë anuluar fluturimet drejt Qipros.

Në një nga fluturimet e sotme nga Athina për në Larnakë, shumica e pasagjerëve ishin qipriotë që ktheheshin në shtëpi, qoftë nga metropoli grek apo nga destinacione të tjera, ndërsa Athinën, siç thonë për MIA-n, e përdorin si pikë transferi për shkak të fluturimeve të anuluara drejt Qipros nga qytete të tjera evropiane, veçanërisht nga Londra.

Duke komentuar situatën aktuale në vendin e tyre, thonë se nuk presin ndonjë përshkallëzim. ls/

Foto: Arkiv
 
  
  
  
  

QËNDRONI TË LIDHUR