• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh

9:00/16 maj/2024/

Shkup - Pas më shumë se pesë muaj të kaluara në paraburgim ekstradues në Turqi, mbrëmë është riatdhesuar në vend Lupço Palevski Pallço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska më 27 nëntor të vitit 2023 dhe pensionistit Pançe Zhezhovski.

Shkup - Edicioni i 13-të i Samitit dyditor Maqedonia 2025 sot do të rrumbullaksohet me panele për ballafaqim me korrupsionin, për strategji për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për ndërtimin e sinxhirëve të përshtatshëm për furnizim, për shfrytëzimin e inovacioneve shëndetësore digjitale për shërbime më të mira mjekësore në rajon...

Shkup - Në Shkup sot do të mbahet konferencë në të cilën do të prezantohen rezultatet lidhur me vlerësimin e klimës afariste dhe vendit si lokacion për investim për vitin 2024, nga anketa e cila u zbatua në mesin  e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare të Shoqatës Ekonomike Gjermani - Maqedoni e Veriut.

Shkup - Fondacioni "Konrad Adenauer", Fakulteti juridik "Hustiniani i Parë"-Shkup dhe Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtim,e dukim dhe promovim të vlerave ndërkombëtare ESTIMA, sot organizojnë panel-diskutim dhe promovim të publikimit "Me shpresë për më të mirën, të përgatitur për më të keqen: Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është e ndjeshme ndaj presionit ekonomik nga Republika Popullore e Kinës?".

Bruksel - Mbështetje për Ukrainën, implementim i konceptit për operacione dhe planeve mbrojtëse, përgatitjet për Samitin e korrikut të NATO-s, si dhe çështjet me rëndësi strategjike për aleatët, do të jenë temat e takimit të sotëm të Komitetit ushtarak të Aleancës në nivel të shefave për shtatmadhori të vendeve anëtare të Paktit në Bruksel.

Bruksel  - Dhjetë vendet të cilat u bënë anëtare të BE-së para 20 viteve gjatë dy dekadave të kaluara u zhvilluan shumë më shpejtë se mesatarja në Union dhe arritën gati dyfish ta rrisin PBB-në e tyre për kokë banori, tregojnë të dhënat e Komisionit Evropian.

Jerusalem - Planet e pasluftës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për Rripin e Gazës mbrëmë janë kontestuar publikisht nga ministri i tij i Mbrojtjes, i cili tha se do të kundërshtohet në çfarëdo sundimi afatgjatë ushtarak të Izraelit në enklavën palestineze. Deklarata televizive e ministrit të Mbrojtjes, Joav Gallant ishte shenja më e dukshme për mospajtimin e një funksionari të lartë izraelit me Netanjahun nga fillimi i konfliktit në Gazë.

Bratisllavë - Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, pas operacionit disaorësh për shkak të lëndimeve nga atentati i djeshëm, është në gjendje të vetëdijshme, kumtuan mediumet lokale.

Pekin - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot ka arritur për vizitë dyditore në Kinë, me ç'rast do të takohet me kolegun e tij kinez, Si Xhinping dhe do të tentojë të marrë përkrahje më të madhe për luftën kundër Ukrainës.

Uashington - Administrata e presidentit të SHBA-së, Xho Bajden është e angazhuar në evakuimin e mjekëve amerikanë nga Rripi i Gazës, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR