MIA FLESH
- Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot u dorëzoi mirënjohje vullnetarëve nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shenjë të mirënjohjes për kontributin dhe mbështetjen e përgjithshme në tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga tragjedia në Koçan, që ka ndodhur këtë vit më 16 mars. Mirënjohja u është dorëzuar si pjesë e aktivitetit në Parlament me rastin e 5 dhjetorit - Ditës botërore të vullnetarizmit.
15:00/ 5 dhjetor/ 2025
Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot u dorëzoi mirënjohje vullnetarëve nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shenjë të mirënjohjes për kontributin dhe mbështetjen e përgjithshme në tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga tragjedia në Koçan, që ka ndodhur këtë vit më 16 mars. Mirënjohja u është dorëzuar si pjesë e aktivitetit në Parlament me rastin e 5 dhjetorit - Ditës botërore të vullnetarizmit.
Shkup - Edhe këtë vit, Qyteti i Shkupit qëndron krah për krah me vullnetarët si mbështetës, aleat dhe pjesëmarrës aktiv në krijimin e një shoqërie më të përgjegjshme, më humane dhe më solidare, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në deklaratë për media.
Shkup - NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup kumtoi se 8 dhjetori (e hënë), me rastin e festës shtetëtore - Dita e Shën Klimenti i Ohrit, sportelet për pagesë, sportelet për reklamacione dhe operatorët në Drejtorinë e ndërmarrjes nuk do të punojnë.
Bruksel - Bëjmë përpjekje të forta për ndërtimin dhe modernizimin e dy korridoreve evropiane që kalojnë nëpër vend, përmes lidhjes hekurudhore me Bullgarinë, ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë në Korridorin 10 dhe ndërtimin e seksioneve të autostradës në Korridorin 8, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri, Aleksandar Nikolloski, në Këshillin ministror të bashkësisë transportuese, që u mbajt sot në Bruksel.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti një takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Sindikatën e Qendrës Klinike, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Shkup - Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup informon se me rastin e festës shtetërore Shën Klimenti i Ohrit, të hënën (8 dhjetor) transporti publik në Shkup do të qarkullojë sipas orarit të së dielës.
Shkup- Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) për 3,64 për qind e uli kompensimin për shpërndarjen e energjisë elektrike, përkatësisht për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike të Elektro-shpërndarje, nga 1 janari i vitit 2026. Për të njëjtën periudhë për 2,67 për qind ë[shtë ulur kompensimi për transmetimin e energjisë elektrike, përkatësisht për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO, ndërsa për 3,4 për qind çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike MEMO.
Shkup - Propozim- ligji për Këshillin gjyqësor është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian, bëri të ditur sot Ministria e Drejtësisë (MD).
Shkup - Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e tretë të këtij viti shënoi rritje prej 3,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për shtyp tha se kanë formuar një Ekip Kundër Korrupsionit i cili do të hetojë skandalet, do të analizojë dokumentet dhe do t'ia prezantojë publikut, si dhe se e ka ftuar kryeprokuroren Evropiane Laura Koveshi të vizitojë vendin për të, siç tha, të njihet rreth malverzimeve të fondeve evropiane.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha sot se rikonstruimi i brendshëm i partisë do të përfundojë për rreth dy javë.
Shkup- Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) tashmë ka filluar ndryshimin e licencave të centraleve fotovoltaike që kanë instaluar bateri, por gjatë dimrit nuk mund të presim të kemi tepricë të energjisë elektrike, sepse atëherë rritet konsumi, veçanërisht tek amvisëritë, sepse një pjesë e madhe e tyre ngrohen me energji elektrike, tha sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.
Shkup -Ajo për të cilën kemi punuar me shumë mund gjatë një viti e gjysmë të kaluar me qëllim kryesor ristrukturimin e ekonomisë, sot po i jep rezultatet e veta. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2025 ishte 3,8 për qind. Kjo përfaqëson një përshpejtim shtesë të aktivitetit ekonomik, pas rritjes prej 2,9 për qind në tremujorin e parë dhe 3,5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti. Për më tepër, rritja prej 3,8 për qind është një nga më të lartat në vitet e fundit. Krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së, sipas të dhënave për tremujorin e tretë të vitit 2025, Maqedonia është në vendin e tretë për sa i përket rritjes së PBB-së, me ç'rast rritje më e lartë është regjistruar në Irlandë dhe Danimarkë, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Shkup – Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 metra është regjistruar në qafat malore Gjavatë, Pletvar, Strazhë dhe Krushevë, njofton LAMM.
Shkup- Trendi i rritjes së eksportit dhe importit vazhdon edhe në periudhën janar – tetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – tetor të vitit 2024.
Shkup - Këshilli Buxhetor i Kuvendit sot mbajti seancë në të cilën u miratua vendimi për dhënien e pëlqimit financiar për Propozim-planin vjetor për ndryshime dhe plotësime të planit vjetor për punësim në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2025. Këtë vit, Kuvendi, nga 42 të planifikuara, realizoi vetëm shtatë punësime. Procedura për të tjerat u ndërpre për shkak të zgjedhjeve, por tani vazhdon. Ndryshimet në program kanë të bëjnë me hapjen e një pozicioni në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Tetovë- Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, më 4 dhjetor 2025 e realizoi punëtorinë me temë “Një dritë – shumë dritëshkrime”, e cila iu kushtua botës së fotografisë së portretit dhe u mbajt nga fotografi i njohur me prejardhje nga Shkupi, Rromir Imami, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Dibër - Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Denion Meidani, sot ishte për vizitë në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës Fisnik Mela, të cilit fillimisht i uroi për zgjedhjen, duke i uruar suksese në kryerjen e funksionit.
Stamboll – Autoritetet turke lëshuan sot urdhërarrest për 46 persona, përfshirë 29 futbollistë, si pjesë e një hetimi të gjerë për kurdisjen e ndeshjeve, njoftoi Zyra e kryeprokurorit në Stamboll.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron deklaroi se uniteti i Evropës dhe SHBA-së është kyç në mbështetjen për Ukrainën, duke shtuar se "nuk ka mosbesim".