12:00/5 dhjetor/2025
Shkup - Zëvendëskryeministri, Arben Fetai dje në Nju Jork ka realizuar takim me kryetarin e Staten Island dhe ish kongresmenin, mikun tonë të madh, Vito Fossella. Biseda ka qenë e ngrohtë dhe meqenëse Staten Island është shtëpia e dytë e një komuniteti të madh dhe të suksesshëm dibran, Fossella është ftuar të vizitojë Dibrën.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dje në Vjenë mori pjesë në takimin e grupit joformal "Miqtë e Ballkanit Perëndimor", të mbajtur me ftesë të ministres austriake për Politikë Evropiane dhe Ndërkombëtare, Beate Mjanë-Rajzinger. Në takim, siç bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kanë marrë pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së që janë pjesë e grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" - Austria, Çekia, Greqia, Italia, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia - ministrat e jashtëm të vendeve të rajoit, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.
Shkup - Sipas Ligjit për duhanin dhe produktet e duhanit, sezoni i blerjes mund të fillojë më së hershmi më 15 nëntor, ndërsa afati i fundit për fillimin e blerjes është 15 dhjetori. Në këtë moment nuk është tejkaluar afati ligjor për nisjen e blerjes së duhanit. Sipas informacioneve të fundit që po i marr nga Unioni, nga terreni dhe nga vetë bujqit, shumica e kompanive tashmë kanë filluar me blerjen e duhanit nga ky rendiment, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Klik Plus” në TV21.
Shkup - Me rastin e 5 Dhjetorit - Ditës Botërore të Vullnetarizmit, deputetët së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, këtë mëmgjes dolën në terren për të ndihmuar aty ku është e nevojshme. Siç u shpjegua, aktivitetet përfshijnë paketimin dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare, mbështetje për të pastrehët, ndihmë për të moshuarit dhe personat e pafuqishëm në kushte shtëpiake, aktivitete sociale për të mbështetur të moshuarit, mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, aktivitete promovuese në fushën e ndihmës së shpejtë dhe dhurimit të gjakut dhe aktivitete të tjera humanitare dhe sociale në komunitete.
Shkup - Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli - 19 litra për metër katror dhe të paktën një litër në Shkup - Zajçev Rid, Ohër dhe Topollçan. Sipas të dhënave të DPHM-së për 24 orët e fundit, deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm në Strumicë ka rënë 13 litra për metër katror, 10 në Pozharanë, 9 në Hanet e Mavrovës, 7 në Gjurishtë, 6 në Kumanovë, Llazaropole, Shkup - Petrovec, Krushevë dhe Shtip, 5 në Tetovë, Demir Kapi, Berovë dhe Manastir, 3 në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Veles dhe 2 në Kavadar dhe Pretor.
Prizren - DokuFest ka publikuar një studim të ri të pavarur, të realizuar nga GAP Institute, i cili mat ndikimin ekonomik të festivalit në Prizren dhe në nivel të Kosovës. Rezultatet konfirmojnë atë që qytetarët, bizneset dhe vizitorët e ndjejnë çdo gusht: DokuFest është jo vetëm festival filmash, por edhe një motor i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor për qytetin dhe vendin.
Athinë - Shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, me vendim të prefektit, sot janë mbyllur, për shkak të stuhisë "Bajron" që përfshiu Greqinë, ndërsa në metropolin grek krijoi probleme serioze me reshje të dendura shiu, rrugë të përmbytura dhe dëme, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Madrid – Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape do të përpiqet ta thyejë rekordin e klubit të arritur nga Kristiano Ronaldo për nga numri i golave të shënuar në një vit kalendarik, deri në fund të dhjetorit. Sulmuesi francez ka shënuar 55 gola me fanellën e "Klubit mbretëror" këtë vit, katër më pak se rekordi prej 59 golash i vendosur nga Ronaldo në vitin 2013.
Moskë - Nndëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitri Medvedev, vlerësoi se përdorimi i fondeve të ngrira ruse nga Bashkimi Evropian do të konsiderohet një "casus belli" (arsye për luftë), njoftoi gazeta pariziane "Monde. Komisioni Evropian të mërkurën prezantoi një plan dyvjeçar për financimin e Ukrainës, dhe një nga opsionet është përdorimi i fondeve ruse të ngrira në Evropë.
Uashington - SHBA-ja planifikon të zgjerojnë numrin e vendeve të përfshira me ndalesën për udhëtim në më shumë se 30, deklaroi ministrja amerikane e Sigurisë Së brendshme, Kristi Noem."Nuk do të jem specifike për numrin e saktë, por është më shumë se 30, ndërsa presidenti vazhdon të vlerësojë vendet", tha Noem në një intervistë me "Foks njuz", duke iu përgjigjur pyetjes nëse administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, planifikon të rrisë numrin e vendeve të përfshira me ndalesën në 32.
San Francisko - Përdoruesit e internetit në mbarë botën raportojnë ndërprerje masive në funksionimin e platformave që përdorin Cloudflare, përfshirë Zoom, Canva, LinkedIn dhe Down Detector. Cloudflare ofron shërbime për një numër të madh faqesh të njohura, duke përfshirë Discord, Notion, X, Spotify, Canva, GitHub dhe Stack Overflow.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp planifikon të shpallë fillimin e fazës së dytë të planit të tij paqësor për Gazën deri më 25 dhjetor, njoftoi portali amerikan Aksios, duke iu referuar burimeve nga administrata amerikane. Sipas portalit, lideri amerikan ka ndërmend të "shpallë fillimin e procesit paqësor në Gazë në fazën e dytë para Krishtlindjeve dhe të prezantojë një strukturë të re që do të menaxhojë enklavën".