• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

12:00/27 mars/2025

Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon pesë vjet nga anëtarësimi në NATO, pasi u bë anëtarja e 30-të e Aleancës në këtë ditë të vitit 2020. Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e saj strategjike e cila ishte e përcaktuar edhe në Rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993. Në Klubin e deputetëve në Shkup sot do të mbahet takim i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashme, Timço Mucunski me ambasadorët e vendeve - anëtare dhe partnere të Aleancës. Sipas rendit të ditës, në fillim do të ketë fjalim ministri Mucunski dhe më pas do të ketë një diskutim të mbyllur.

Shkup - LSDM do t'i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për sigurim të drejtësisë dhe përgjegjësisë joselektive për tragjedinë në Koçan, u konkludua mbrëmë në mbledhjen e Këshillit qendror të LSDM-së ku u bisedua për gjendjet aktuale pas tragjedisë më të rëndë në të cilën u shuan 59 jetë. Me një minutë heshtje, anëtarë e organit më të lartë të LSDM-së i nderuan viktimat nga tragjedia në Koçan dhe bashkëndjenë me dhimbjen dhe pikëllimin e familjeve të tyre. "Rjedha e deritanishme e hetimit tregon se po zhvillohet në mënyrë seektive dhe është kahlzuar vetëm drejt të kaluarës, vetëm ndaj ish-funksionarëve dhe nëpunësve përderisa fare nuk janë përfshirë funksionarët dhe nëpunësit aktual, edhe pse ishin në funkione në ditën kur ka ndodhur tragjedia", u konkludua në Këshillin qendror të LSDM-së.

Koçan - Intervenimi i zjarrfikësve të Koçanit në shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e të rinjve në diskotekën "Puls" ishte sakrifikues dhe i guximshëm. Dhjetë ditë pas tragjedisë edhe tek ata ende është i pranishëm shoku nga pasojat që i shkaktoi zjarri edhe pse në punën e deritanishme janë ballafaquar me një sërë sfidash. Tre zjarrfikës kanë pësuar djegie dhe probleme të frymëmarrjes, ku dy janë me lëndime të lehta, ndërsa për shkak të thithjes së tymit toksik dhe lëndimeve trupore, komandanti i NJTZ – Koçan, Dragan Apostollov, ka përfunduar në Klinikën e toksikologjisë në Shkup. Sipas informacioneve të fundit, ai është duke u rikuperuar dhe ndihet mirë, ndaj pritet që javën e ardhshme të lirohet për trajtim në shtëpi.

Shkup - NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup  njoftoi se aksioni  për shlyerjen e borxhit pa llogaritur kamatën është në rrjedhë dhe përfundon në datën 2 prill 2025. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve që kanë borxh të papaguar për ujin e konsumuar, ta shfrytëzojnë mundësinë në këste pa interes të përllogaritur, thuhet në kumtesë.  Vendimi për realizimin e aksionit për shlyerjen e borxheve të mbetura pa llogaritje të kamatës nuk vlen për organet shtetërore dhe lokale të qeverisjes dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet që kryejnë veprimtari me interes publik të përcaktuar me ligj dhe të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat e Qytetit të Shkupit.

Shkup - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit me 2 gradë, ndërsa 13 gradë janë matur në Shtip dhe Demir Kapi. Deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole, 6 në Krushevë, 7 në Kriva Pallankë, 8 në Pretor dhe Berovë, 9 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Kavadar, 10 në Manastir, Vinicë, Veles dhe Strumicë si dhe 11 gradë në Gjevgjeli. Në 24 orët e fundit kanë rënë 2 litra për metër katror në Tetovë, Pozharan, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, si dhe një litër për njësi sipërfaqe në Llazaropole.

Sarajevë - Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, njoftuan sot mediat e Sarajevës. Urdhërarresti është futur në sistemin e Interpolit, ndërsa për momentin pritet konfirmim nga Sekretariati i përgjithshëm i Europolit në Lion. Zyra e Interpolit në Sarajevë e ka futur urdhërarrestin ndërkombëtar në sistem pasi Gjykata e BeH-së e lëshoi ​​të njëjtën.

Stamboll - Gjykata turke vendosi sot të lirojë fotografin e agjencisë së lajmeve AFP, Jasin Akgjul i cili ishte burgosur këtë javë nga autoritetet turke nën akuzën se ka marrë pjesë në protestën e ndaluar, që si gazetarë e ka ndjekur në Stamboll, njoftoi agjencia duke cituar avokatin e tij dhe Asociacionin turk për hulumtim të mediave dhe të drejtave të njeriut (MLSA). Sot u morr edhe vendimi i gjykatës për lirimin e dy nga gjashtë gazetarët e tjerë të ndaluar për të njëjtat akuza të hënën në Stamboll të cilët gjithashtu u arrestuan. Bëhet fjalë për fotoreporterin me honorar Bulent Kulaç dhe reporteren Zejnep Kuraj.

Varshavë - NATO kumtoi se ende është në rrjedhë kërkimi për katër ushtarët amerikanë të cilët u zhdukën gjatë një trajnimi në Lituani, duke e sqaruar deklaratën e kaluar të sekretarit të vet të përgjithshëm, Mark Rute, sipas të cilëve ushtarët janë të vdekur. Rute dje në Varshavë deklaroi se e ka dëgjuar lajmin për zhdukjen e ushtarëve amerikanë dhe se mendimet e tij janë me familjet e tre dhe me SHBA-në. "Kërkimi po zjgatë ende. Ndjejmë keqardhje për konfuzionin rreth deklaratave të sotme të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Ai foli për lajmet ardhëse dhe nuk e konfirmoi fatin e të zhdukurve, i cili është ende i panjohur", kumtoi mbrëmë Aleanca, duke i sqaruar deklaratat e Rutes.

Bruksel - Iniciativa çeke për sigurimin e fondeve për Radion Evropa e Lirë (REL) pas vendimit të SHBA-së për tërheqjen e mbështetjes financiare për këtë media, deri më tani është mbështetur nga 12 shtete anëtare të BE-së, informon ministri çek për Bashkimin Evropian, Martin Dvorzhak. Sipas Dvorzhakut, ndaj iniciativës e cila shpreh gatishmërinë e mbështetjes së vendeve për të punuar së bashku për të gjetur dhe siguruar burime adekuate financiare për REL, përveç Çekisë deri më tani janë bashkëngjitur edhe Austria, Belgjika, Estonia, Gjermania, Danimarka, Letonia, Lituania, Sllovenia, Finlanda, Holanda dhe Suedia.

Paris - Presidenti francez, Emanuel Makron sot organizon edhe një samit të "Koalicionit të të përgatiturve" për paqe dhe siguri për Ukrainën, pas një sërë takimesh të mbajtura në Pariss dhe Londër javëve të fundit me qëllim që të vendosen garanca të sigurisë për Kievin si pjesë e marrëveshjes së mundshme të ardhshme me Rusinë, që po tentojnë ta arrijë SHBA-ja, kryesuar nga Donald Trampi. Samiti, siç tha Makron javën e kaluar, duhet të mundësojë "finalizim" të punës së marrëveshjes për ndihmë ushtarake për Ukrainën "në afat të shkurtë", sipas "modelit të përhershëm dhe të qëndrueshëm të armatës ukrianase për parandalim të invazioneve ruse" në të ardhmen dhe për "garancat e sigurisë që mund t'i sjellin armatat evropiane", prëfshirl edhe sistemimin tokësor në territorin ukrianas.

Paris - Është kyçe që SHBA-ja të mos e nxjerrin presidentin rus, Vlladimir Putin nga izolimi politik dhe ekonomik, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në bisedë për "Eurovision News". Hapi i Zelenskit vjen pasi që Rusia dhe Ukraina u dakorduan për ndërprerje të pjesërishme të zjarrit me ndërmjetësim të SHBA-së për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe armiqësive në Detin e Zi. Në këmbim, SHBA-ja u dakordua ta zgjerojë qasjen ruse drejt tregjeve globale. "Është shumë me rëndësi Amerika të mos e ndihmojë Putinin që të dalë nga ky izolim global. Besoj se kjo është e rrezikshme. Ky është një ndër momentet më të rrezikshme", tha Zelenski.

Londër/Berlin/Paris - Britania e Madhe nuk dëshiron të eskalojë lufta tregtare me SHBA-në, deklaroi ministrja britanike e Financave, Rejçel Rivs, përderisa Franca dhe Gjermania blnë thirrje për përgjigje të fuqishme nga Bashkimi Evropian ndaj doganave amerikane që e godasin industrinë automobilistike evropiane. "Luftërat tregtare nuk janë të mira për asnjërin. Për momentin nuk jemi në pozitë të ndërmarrim kurfarë maa të cilat mund të për automobilat importues, qël dje e  çojnë drejt eskalimit", tha ministrja Rivs për Skaj Njus, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Britania e Madhe do të vendosë dogana reciproke kundër SHBA-së.

Paris - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila merr pjesë në samitin e "Koalicionit të të përgatiturve" në Paris, deklaroi se BE-ja po punon në forcimin e sigurimit të Ukrainës, por edhe Evropës në përgjithësi.  "Forcimi i Ukrainës që të mund të mbrohet është pika fillestare. Na nevojitet plan i përbashkët dhe afatgjatë", ka shkruar ajo në "X". 

Moskë - Disa njerëz nga Perëndimi nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, deklaroi presidenti rus, Vlladimir Putin, transmetojnë mediat ruse.  Presidenti rus këtë deklaratë e dha dje gjatë mbledhjes së bordit mbikëqyrës të organizatës "Lëvizja e të parëve", organizatë ruse për fëmijë dhe të rinj. "Ka njerëz në të ashtuquajturin Perëndim që nuk e kuptojnë Rusinë. Por, kjo nuk na pengon të jetojmë dhe të zhvillohemi. Kjo vetëm duhet të na motivojë ta rrisim numrin e njerëzve të cilët na kuptojnë dhe dëshirojnë të jetojnë me neve në paqe dhe miqësi", tha Putini. 

Harkov - Numri i të plagosurve në sulmin e madh rus me dron në Harkov është rritur në 21, njoftuan shërbimet e urgjencës. Fillimisht u raportua për nëntë të lënduar, por autoritetet lokale thonë se numri i të pësuarve është dyfishuar.  Guvernatori Oleh Sinjehubov deklaroi se në sulm ishin dëmtuar shtëpi familjare, ndërtesa banimi, automjete dhe sallë e prodhimit. Forcat ruse mbrëmë vonë kryen sulm masiv me dron ndaj Harkovit, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Shërbimet e urgjencës në mediat sociale njoftuan se sulmet kishin shkaktuar katër zjarre në qendër të qytetit dhe postuan imazhe të zjarrfikësve që luftojnë me flakët pranë grumbujve të rrënojave. Thuhet se sulmet kanë shkaktuar dëme të serioze në ndërtesa.

Gazë - Zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif Al-Kanoa është vrarë në sulmin ajror izraelit në pjesën veriore të Gazës, transmetoi rrjeti mediatik i lidhur me Hamasin. Al Kanoa është vrarë kur tenda e tij u godit në Xhabalia, ndërsa në sulm janë lënduar edhe disa persona, theksojnë burime mjekësore, transmetuar nga mediumet britanike. Paraprakisht këtë javë, në sulmet izraelite jetën e humbën edhe Ismail Barhumi, anëtar i byrosë politike të Hamasit, si dhe Salah al-Bardavela, lider i lartë i grupit.

Islamabad – Të paktën gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi terrorist në zonën Gvadar të provincës jugperëndimore Belluxhistan të Pakistanit, bëri të ditur policia. Sipas autoriteteve lokale, sulmi ndodhi kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj civilëve në zonën Kalmat në Gvadar, duke vrarë pesë persona, ndërsa një i plagosur iu nënshtrua plagëve të marra në spital.

Seul - Zjarret pyjore që shpërthyen në Korenë e Jugut sot janë dy herë më të mëdha se një ditë më parë, ndërsa numri i viktimave është rritur në 26. Më shumë se 33.000 hektarë tokë tashmë janë djegur në zjarrin më të madh që ka shpërthyer në pjesën qendrore të qarkut Useong, duke e bërë atë zjarrin më të madh të vetëm në historinë e Koresë së Jugut. Helikopterët kundër zjarreve e kanë shuar zjarrin në zonat malore në juglindje të vendit, ku zjarret kanë shpërthyer prej gati një jave.

Uashington - SHBA-ja do të vlerësojnë kërkesat e Rusisë pasi Moska shprehu dakordim në parim për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Detin e Zi për të siguruar lundrim të sigurt, deklaroi mbrëmë Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio. Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, SHBA-ja njoftoi marrëveshje speciale në Detin e Zi me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar lundrim të sigurt, për të ndaluar sulmet dhe për të parandaluar përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake. Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i cili mori detyrën më 20 janar, ka bërë presion për t'i dhënë fund luftës mes të një afrimi të shpejtë me Moskën që ka alarmuar Kievin dhe aleatët e tij evropianë.

Londër – Tifozët e Çellsit kanë kërkuar nga Premier liga që të hetojë lidhjen e bashkëpronarit të klubit londinez, Tod Boli me ueb faqen për shitjen e biletave që ofron bileta me çmime më të larta prej mijëra dollarë se sa vlera nominale. Boli figuron si anëtar i Bordit drejtues të "Vivid sits", (Vivid Seast të llogaritur nga Premier liga si një ueb-faqe e paautorizuar për dhënien e biletave "ku tifozët paralajmërohen të jenë shumë të kujdesshëm. Shoqata e tifozëve të Çellsit ka dërguar një letër deri te drejtori ekzekutiv i Premier ligës, Riçard Masters, ku thuhet se “është koha për të vepruar dhe hetuar”.

QËNDRONI TË LIDHUR