• e enjte, 04 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 26 qershor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur përfaqësuesin e Zyrës së Komisionarit të lartë për refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara – UNHCR, Gabriel Gualano de Godoj, njofton kabineti i saj. Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve të Maqedonisë me UNHCR-në, duke theksuar rëndësinë e ekspertizës së tyre, si dhe mbështetjen institucionale dhe materiale si çelësi për forcimin e kapaciteteve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për njerëzit në situata të cenueshme.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP, Armen Grigorjan. Në takim, siç kumtoi Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, është diskutuar për bashkëpunimin dhe aktivitetet e UNDP-së, me ç'rast ajo shprehu kënaqësi  nga partneriteti afatgjatë me UNDP-në, i cili në bashkëpunim me institucionet e Maqedonisë, komunat dhe shoqërinë civile japin kontribut të madh për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takim me delegacionin e Kuvendit të Bavarisë. Ai në takim, siç informon Pres shërbimi i Kuvendit shprehu kënaqësi të madhe për interesimin e vazhdueshëm gjerman për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe atë parlamentar.

Shkup - Lëndët e posaçme duhet të funksionojnë nga ky vit dhe do të funksionojnë si lëndë të veçanta, së paku ato shoqërore, sepse problem janë; historia, gjeografia, edukimi qytetar. Ky vit do të jetë kalimtar në programet mësimore dhe lëndët dhe në bashkëpunim me Byronë e Arsimit fillojmë menjëherë të punojmë në programet dhe planet e reja, për të ndarë lëndët e veçanta, për të zbatuar atë që mësimdhënësit dhe prindërit thonë se nuk funksionon dhe nuk jep efekt që për vitin e ardhshëm 2025/2026 të jemi plotësisht të gatshëm me konceptin e ndryshuar me planprograme dhe programe të reja dhe me libra shkollor të rinj, paralajmëroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Shkup - Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njëri nga krerët e koalicionit shqiptar “VLEN” në Qeverinë e re, përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur akuzave të opozitës shqiptare. Qeveria e re, pjesë e të cilës jemi, ka pak ditë që ka filluar me punë, shkruan Taravari dhe shton se “Ne jemi si ato që ende nuk kanë hyrë mirë në shtëpi të re, e dikush po i akuzon se nuk e kanë perden e hekurosur tamam”.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai si dhe deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë si pjesë e ekzekutivit të ri në Maqedoninë e Veriut e kanë realizuar në Republikën e Kosovës. Ata janë pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve të përbashkëta institucionale.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski sot ka qenë për vizitë në Komandën e operacioneve në kazermën "Boro Menkov" në Kumanovë, ku realizoi takim me komandantin, gjeneralin e brigadës Besnik Eminin, shefin e shtabit gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski dhe oficerët përgjegjës në komandë.

Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski konsideron se ka mundësi me HRMV Infrastruktura dhe kreditorët ndërkombëtarë të gjendet mënyrë të revidohet, siç thotë, e tërë puna për procedurën e tenderit për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë për të cilën afati për oferta skadon sot. Sipas tij, kontestuese është që e tërë procedura ka përfshirje kohore prej para zgjedhjeve, por edhe vlerë të shtuar prej 340 milionë  eurove në 560 milionë, me çka një kilometër autostradë do të kushtojë 24 milionë euro.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili po merr pjesë në konferencën ministrore në kuadër të "Forumit të Salcburgut" në Austri, sot në margjina të konferencës realizoi takim me Oliver Onidi, zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për emigracion dhe punë të brendshme pranë Komisionit evropian.

Shkup - Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane sot realizuan takim me Delegacionin e Parlamentit të Bavarisë, të udhëhequr nga Gerhard Hop, anëtar i Komisionit për Evropën në këtë parlament rajonal në Republikën Federale të Gjermanisë. Në takim, siç njoftoi shërbimi i shtypit parlamentar, u theksua se Gjermania është një partner i rëndësishëm në përpjekjet e vendit tonë për anëtarësim në BE.

Dibër - Në pesë muajt e parë të këtij viti, në vendkalimin kufitar "Bllatë" në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është vërejtur frekuentimi i udhëtarëve për 14 për qind, krahasuar me periudhën e njejtë vitin e kaluar. Në këtë periudhë, sipas kompetentëve, janë regjistruar 202.648 persona për hyrje dhe dalje, përkundër viti 2023, kur ka pasur 266.311 udhëtarë.

Shkup - Igor Stojkovski nga sot është emëruar drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar vetë Stojkovski. Doktor Stojkovski është shef i Departamentit për tumore malinje, tumore të kockave dhe lëkurës në Klinikën e onkologjisë. Ai është në këtë detyrë që nga viti 2013, ndërsa më parë ka punuar si shef i Departamentit për tumore malinje të kokës dhe qafës.

Shkup - Janë emëruar tre drejtorë të rinj të Ndërmarrjeve publike edhe atë në Ndërmarrjen e qarkullimit publik (NQP), pastaj NP “Parqe dhe gjelbërime” dhe NP “Rrugë dhe rrugica”. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, drejtor i ri i NQP-së është Dragi Kushovski, në NP "Parqe dhe gjelbërime" Martin Andonovski, ndërsa Vanço Umlenski do të jetë në krye të NP "Rrugë dhe rrugica".

Shkup - Bankat presin kërkesë të rritur nga klientët për hua në të gjitha kategoritë, me ç'rast pritet kërkesa për hipoteka të shënojë rritje më të fortë, ndërsa investimet korporative të rimëkëmben pas një periudhe me rritje të ngadaltë, tregon anketa për kreditim të bankave nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore e bërë nga Banka Evropiane për Investime.

Shkup - Rritje intensive të nivelit të ujërave të lumenjve dhe probleme lokale komunale në zonat urbane të qytetit mund të shkaktojnë reshjet e paralajmëruara të cilat pasdite sipas parashikimeve në më shumë vende do të jenë të rrëmbyeshëm, paralajmëron DPHM dhe shton se vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet rajonit të Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Kratovës dhe Tetovës.

Prishtinë - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se e ka refuzuar kërkesën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për vizitë dy ditore në Kosovë më 28 qershor, në festën kombëtare dhe fetare serbe Vidovden, njoftoi korrespondenti i MIA-së nga Prishtina.

Beograd - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel deklaroi se sot në takimet në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti do të bisedojë për hapat e ardhshëm drejt implementimit të marrëveshjes dhe përsëriti se marrëveshja duhet të zbatohet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Bruksel - Agjenda e reformave, pritshmëritë që ka BE-ja nga vendi ynë, reformat që duhet të realizohen dhe zbatimi i Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ishin temat kryesore të takimeve të sotme të ministrit për Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme  Timço Mucunski në Bruksel me përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Bruksel - Kryeministri i Holandës, Mark Rute pas emërimit zyrtar sekretar i përgjithshëm ti aleancës ë NATO-s deklaroi se Aleanca mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive të vendeve anëtare. "Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohesh sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është përgjegjësi e madhe", publikoi Rute në Iks.

Paris - Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto sot deklaroi se gjatë kryesimit të Hungarisë me BE-në do të përshpejtohet zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi mbajtjen e negociatave ndërqeveritare me të gjitha pesë vendet kandidate të rajonit.

Kanberra - Themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh sot u kthye në Australi pas marrëveshjes së arritur me autoritetet amerikane të SHBA-së për pranimin e fajësisë për marrjen dhe publikimin e fshehtësive ushtarake amerikane. Asanzh zbarkoi në Kanberra ku u prit nga familjarët dhe gazetarët.

QËNDRONI TË LIDHUR