• e diel, 06 tetor 2024
MIA FLESH

09:00 / 8 korrik / 2024 

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, si dhe ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski gjenden për vizitë zyrtare në SHBA, ku do të jenë pjesë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, ndërsa do të realizojnë edhe shumë takime me burrështetas, por edhe me biznesmen, si dhe me diasporën. Kryeministri Mickoski dje njoftoi se do të paralajmërohet edhe investimi i ri. 

Shkup - Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MK) sot do ta mbajë sesionin e 14-të të Grupit të Punës 4 (Kapitulli 24) - "Drejtësi liri dhe siguri" në temën  "Përmes profesionalizmit dhe integritetit deri në transparencë dhe llogaridhënie në punën e policisë". Fjalime hyrëse në këtë temë do të kenë prof.Mileva Gjurovska, koordinatore kombëtare në KKBE - MK dhe Andrej Lepavcov, kryetar i Bashkimit Panevropian. 

Shkup – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot në Muzeun e luftës maqedonase do të mbajë fjalim në punëtorinë "Lufta kundër tregtisë ilegale të mallrave kulturore në Ballkanin Perëndimor". Në hapjen e aktivitetit, të pranishmit do t’i përshëndesin Sinisha Seshum dhe Mateo Rosati nga Byroja Rajonale e UNESKO-s për shkencën dhe kulturën në Evropë.

Shkup - Komisioni për Çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike dhe Komisioni i transportit, transformimit digjital, mjedisit jetësor dhe planifikimi hapësinor në Kuvend, do të mbajnë takim me përfaqësues nga Sekretariati i bashkësisë energjetike.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 33 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Paris – Sipas anketës së IFOP pas mbylljes së qendrave të votimit në Francë, në vendin e parë është koalicioni i majtë Fronti i ri popullor i cili mund të fitojë nga 180 deri në 215 vende në parlament. Koalicioni centrist i udhëhequr nga presidenti Emanuel Makron mund të marrë nga 150 deri në 180 vende. Koalicioni i ekstremit të djathtë të Marin Le Penit është në vendin e fundit me pritshmëri prej 120-150 vendesh, gjithnjë sipas anketës së IFOP.

Paris - Sipas rezultateve preliminare nga rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Francë, të cilat herët në mëngjes i publikoi Ministria franceze e Punëve të Brendshme, koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) fitoi 182 vende në kuvendin kombëtar, njoftoi Mond.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se lufta në Ukrainë tregon se sa ngushtë bashkëpunojnë Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani.  Ai theksoi se Kina dukshëm e ndihmon agresionin rus në Ukrainë. "Të gjithë ata duan që NATO dhe SHBA të përjetojnë humbje në Ukrainë. Nëse Putini fiton në Ukrainë, kjo jo vetëm që do ta inkurajojë presidentin Putin, por edhe presidentin Si (Xhinping). Siç tha kryeministri japonez: Ajo që po ndodh në Ukrainë sot mund të ndodhë nesër në Azi", potencoi Stoltenberg. 

QËNDRONI TË LIDHUR