MIA Flesh
- – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski pret momente pozitive nga bashkëpunimi ndërshtetëror i vendit dhe SHBA-së, pasi presidenti amerikan Donald Tramp e emëroi Hauard Lutnik sekretar për tregti në Qeverinë amerikane, deklaroi sot kryeministri duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë nën sloganin “Dëgjojeni të ardhmen” me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. Ai pret që Lutnik do t’i japë vlerë shtesë ekonomisë amerikane, botërore, ndërsa me këtë edhe ekonomisë vendore.
- Post By Fitore Curri
- 17:49, 20 nëntor, 2024
18:00/ 20 nëntor/ 2024
Shkup – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski pret momente pozitive nga bashkëpunimi ndërshtetëror i vendit dhe SHBA-së, pasi presidenti amerikan Donald Tramp e emëroi Hauard Lutnik sekretar për tregti në Qeverinë amerikane, deklaroi sot kryeministri duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë nën sloganin “Dëgjojeni të ardhmen” me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. Ai pret që Lutnik do t’i japë vlerë shtesë ekonomisë amerikane, botërore, ndërsa me këtë edhe ekonomisë vendore.
Shkup - Negociatat zgjasin me bankat. Tani janë transferuar në Ministrinë e Financave. Do të ketë marrëveshje, unë jam optimist, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me borxhin hungarez. Për kreditë e huasë hungareze do të mund të aplikojnë të gjitha kompanitë - të vogla, të mesme dhe të mëdha. Mickoski nuk dëshiroi t'i komentojë informatat për ndryshimet kushtetuese në takimin e presidentit bullgar Rumen Radev dhe presidentes Gordana Siljanovska Davkova. "Më mirë të kërkoni përgjigjen në kabinetet e dy presidentëve", tha Mickoski.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Perusë, me seli në Bukuresht, Feliks Rikardo Denegri Bosa. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi Kabineti i saj, shprehu bindjen se zhvillimi i ardhshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve do të jetë shembull pozitiv dhe sfidë për ngritjen e vazhdueshme të tyre me përmbajtje të reja në zona konkrete. Duke theksuar se bota sot po përballet me sfida të shumta, presidentja porositi se bashkëpunimi i ndërsjellë është thelbësor jo vetëm për prosperitetin e dy vendeve, por edhe për ndërtimin e një bashkësie më të fortë ndërkombëtare.
Shkup - Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në organizimtë UNICEF dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në sallën solemne u mbajt seancë e Qeverisë me sloganin "Dëgjo të ardhmen", ku fëmijët së bashku me kryeministrin dhe ministrat diskutuan temat e mëposhtme: kriza klimatike dhe ekologjike, teknologjitë e avancuara dhe ndryshimet demografike. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se sot i ka pasur bashkëbiseduesit më të rëndësishëm nga kryesimi disa mujor me Qeverinë, pikërisht fëmijët.
Shkup - Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski nuk pret kurrfarë tensione pas mesazheve dhe deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Ai në pyetjet e gazetarëve nëse pret tensione, shkurt është përgjigjur "jo, nuk pres". I pyetur për koment për deklaratën e liderit të BDI-së, Ahmetit për Ligjin për gjuhët, me të cilin kërkohet ndërhyrja edhe e Qeverisë fqinje, kryeministri Mickoski e cilësoi atë si "shokues". "Të ndërhyjë te gjyqtarët kushtetues që i ka zgjedhur ai, të jem më i saktë, të ndërhyjë Qeveria e Kosovës te gjyqtarët kushtetues që ai së bashku me LSDM-në i ka zgjedhur. Shokuese", thotë Mickoski.
Shkup - Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot me drejtoreshën rajonale të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Mateo Kolanxheli, ka nënshkruar marrëveshje për kredi nga Qeveria zvicerane me vlerë prej tre milionë euro, me qëllim që përshpejtimit të procesit të grumbullimit të mbeturinave në shtet. Siç tha Mexhiti, me Marrëveshjen, që do të thotë përkrahje institucionale dhe menaxhim korporativ, pritet të lehtësohet procesi i grumbullimit të mbeturinave dhe do të kontribuojë për zhvillim ndaj fazës së ardhshme, respektivisht reciklim të mbeturinave.
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me ushtruesin e detyrës në Ambasadën e Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje, Ço Xhi I, me rastin e pranimit të donacionit nga populli korean. Nga MPE thonë se donacioni është pjesë e grantit për projektin “Përforcimi i kapaciteteve të Ministrisë për Çështje Evropiane”, përfshin vetura, TI dhe pajisje për zyrë në vlerë prej rreth 27 milionë denarë dhe do të mundësojë avancimin e kapaciteteve teknike dhe administrative të Ministrisë. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje deri te Ço Xhi I dhe ambasadës së Republikës së Koresë për këtë donacion, i cili pasqyron mbështetje të cilën populli korean e jep për proceset reformuese dhe përforcimit institucional.
Shkup - Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në mbledhjen e Qeverisë në një nivel më të lartë, të udhëhequr nga fëmijët, tha se ndryshimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës synojnë arsimin më cilësor, si "kërkesa më e rëndësishme në çdo takim me organizata të ndryshme rinore". "Zëri i të rinjve dëgjohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ata janë të përfshirë në krijimin e politikave arsimore dhe në marrjen e vendimeve me interes", tha Janevska në takimin e organizuar me slloganin "Dëgjojeni ardhmërinë" dhe u fokusua në tre mega-trendet që formësojnë të ardhmen e fëmijëve: krizën e klimës dhe të ekologjisë, teknologjitë e avancuara dhe ndryshimet demografike.
Shkup - Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën ndërkombëtare me temë “Ombudsmanët dhe Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisin”, që do t'u mundësojë ombudsmenëve dhe institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut nga i gjithë rajoni dhe më gjerë të ndajnë njohuritë dhe strategjitë për ruajtjen e të drejtave të njeriut në kushtet e kërcënimeve ndaj mjedisit. Siç njofton MMJPH-ja, në hapje të Konferencës, Mexhiti, theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut e drejta për një mjedis të shëndetshëm si e drejtë themelore e njeriut është e garantuar me Kushtetutë, duke theksuar se në vendin tonë e drejta ekologjike mbulon një gamë të gjerë të rregullimeve juridike në fushën e mjedisit, para së gjithash legjislacioni kombëtar, rregullimi juridik ndërkombëtar, përkatësisht konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet dhe dokumentet tjera juridike në sferën ndërkombëtare, si dhe legjislacioni i Bashkimit Evropian.
Shkup - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) në Tiranë i cili u mbajt në kuadër të kryesimit shqiptar të iniciativës. Në fokus të takimit është vendosur zgjerimi i Bashkimit Evropian në kuadër të rrethanave të reja gjeopolitike dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, pasojat e të cilit reflektohen si në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global, kumton MPJ. Ministrat konfirmuan rolin e IEQ-së si një platformë e rëndësishme për zgjidhjen efektive të sfidave rajonale dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Shkup – Në debatin për vrasjen e Vanja Gjorçevkës dhe Pençe Zhezhoskit në Gjykatën Themelore Penale sot dëshmoi Stefan Dimkovski, personi i cili e dërgoi të akuzuarin Lupço Palevski nga Beogradi deri në Turqi. Dëshmitari Stefan Dimkovski në fillim të dëshmimit tha se ka marrë pjesë në themelimin e partisë politike “E djathta”, ndërsa me Palevskin njihet nga viti 2017-2018 përmes aktiviteteve politike. “Deri në vitin 2021 shkoja më shpesh në parti, nga viti 2021 kisha probleme private dhe shkoja rrallë”, tha dëshmitari. I pyetur nëse Pallço i është lajmëruar më 1 dhjetor 2023, u përgjigj po. “Më thirri në Telegram. Unë isha në Strumicë, sapo i çova fëmijët në çerdhe, shkova në servis për të ndërruar gomat e dimrit dhe më thirri Lupço Palevski në orën 15 në 9. “Çka po bën, a mund të vish të më marrësh nga Beogradi, erdha për kontrolle dhe diçka të kryej për partinë”? I thash se do të vij, vetëm ta përfundoj servisin”, sqaroi dëshmitari.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në intervistë për RTSH, ngriti një çështje të rëndësishme për sa i përket debatit të fundit për gjuhën shqipe. Taravari, siç thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, mes tjerash tha se sfidë e tyre mbetet largimi i 20% si çështje që nuk u ngrit asnjëherë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Qbendrën policore në Gjorçe Petrov ka zhvilluar takim pune me ambasadoren gjermane, SH.S. Petra Dreksler dhe përfaqësues të policisë intervenuese gjermane, ku është dorëzuar një donacion për nevojat e policisë intervenuese. MPB-ja kumtoi se Toshkovski theksoi se donacioni i përgjithshëm i përbërë nga 120 komplete "anti-trauma" për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në fazën e parë dhe mbështetje për automjete të specializuara për RQP, pajisje shtesë dhe trajnime në fazën e dytë do të forcojë ndjeshëm kapacitetin e funksionimit operacional të kësaj njësie dhe do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së banorëve të kryeqytetit.
Shkup – Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët sot mbajti konferencë për media në Kuvend në të cilën nga kryeministri Hristian Mickoski kërkoi që me ndryshimet kushtetuese të shfuqizohet edhe dispozita ligjore për qytetarët të cilët janë mbi 20 për qind gjegjësisht për përdorimin e gjuhës shqipe. Sela tha se e “nxiti” Mickoski pas intervistës së tij për televizionin kosovar në të cilin ai thotë se nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe.
Shkup - Gjykata Themelore Penale Shkup sot pasdite e shpalli aktvendimin për rastin ndaj 13 personave të akuzuar për veprat penale Trafikim me të mitur, përdhunim dhe shfaqje të materialeve pornografike ndaj të miturës. Bëhet fjalë për rastin e grupit të Velesit për abuzim seksual dhe përgatitje të materialit pornografik me një fëmijë- viktimë. Gjykata kumtoi se të 13 të dyshuarit janë fajtorë për krime për të cilat ngarkohen dhe për të gjithë është shqiptuar dënim me burg “duke pasur parasysh gjitha rrethanat lehtësuese dhe për ato që ngarkohen”. "S.D. me 5 vjet e 6 muaj burg, D.S., dhe D.N. me 4 vjet e 6 muaj burg, T.I., S.N. me burgim prej 4 vitesh, A.F., B.F., A.Z., T.L., R.V., me burgim prej 1 vjet e 6 muaj, K.T., me burgim 1 vit e 3 muaj dhe i akuzuari B.K. i dënuar me dy vjet burg me kusht i cili nuk do të zbatohet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re si masë e mbikëqyrjes mbrojtëse”, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.
Shkup – Në Shkup sot pasdite qarkullojnë vetëm 25 autobusë, ndërsa të tjerët janë parkuar në autobazat e NQP “Shkup” në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov për shkak të mungesës së naftës. Afrim Muça, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Shoferëve në NQP “Shkupi” për MIA-n deklaroi se situata është shumë serioze, madje edhe alarmante sepse, siç tha, gati 70 për qind e autobusëve janë parkuar. Paralajmëroi se ka mundësi që nesër aspak të mos qarkullojnë autobusët nëse gjatë ditës nuk u dërgohet naftë. Theksoi se Sindikata e Pavarur e Shoferëve në NQP “Shkupi” nga e premtja do të vendosë se çfarë veprime të mëtutjeshme do të ndërmarrë nëse nuk rregullohet situata në ndërmarrjen publike të qytetit.
Shkup - Qyteti i Shkupit përmes kumtesës e hedh posht përgjegjësinë lidhur me krizën që ka ndodhur sot në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP), e cila ka mbetur pa naftë, duke theksuar se bëhet fjalë për skenar i paramenduar nga ana e VMRO-DPMNE-së, me qëllim të kolapsit të ndërmarrjes. "Kuadroja e shefes së VMRO-DPMNE-së në Byronë për furnizime publike, Mare Bogeva, krijon kriza në NQP-në për derivate, me atë që për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e anuloi furnizimin e parë të rregullt për derivate në NQP, si skenar të paramenduar. Në të njëjtën kohë dhe me skenarin njëjtë të paramenduar, transportuesit privatë, të cilët pothuaj as që qarkullojnë për shkak të revoltës për mosshqyrtimin e iniciativës së tyre për rritjen e çmimit, me të cilin qarkullojnë, sot ndryshojnë deklaratën se nuk u janë verifikuar raportet për qarkullim, e kush do t'ua verifikojë kur nuk qarkullojnë", njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Shkup - Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet ka vazhduar sot debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Deputeti Sali Murat dorëzoi një grup amendamentesh me kërkesë për sigurimin e mjeteve financiare prej 11 milionë denarë për forcimin e kapaciteteve institucionale të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi me kërkesën për punësime të reja në institucion për të pasur rezultate të duhura. Murati në sqarimin rreth amendamenteve të dorëzuara, theksoi se është një institucion i rëndësishëm kushtetues, ku pastaj foli për dimensionin ndërkombëtar si dhe se bëhet fjalë për përforcim të kuadrove të nëpëunësve në Komision në drejtim të përmbushjes së kritereve për integrim euroatlantik.
Shkup - Në kuadër të programit vjetor të Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, të shtunën më 22.11.2024, me fillim në ora 19:00, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, do të shfaq koncertin festiv "NËN TINGUJT E NËNTORIT", me të cilin do të shënohen festat e nëntorit të popullit shqiptar. Në skenë përpara publikut do të interpretojë orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Premtim Etemi, si dhe solistët e njohur: Besarta Murtazani, Jetmir Rexhepi, Leotrim Zejnulla, Diana Malollari Pajaziti dhe Betim Shabani. Në repertoarin artistik do të interpretohen vepra maestrale të kompozitorëve të njohur shqiptarë, si dhe pjesë të operave dhe arieve shqipe.
Bruksel - Liderët e tri grupeve nga të ashtuquajturit Shumica pro-europiane në Parlamentin Europian - Partia Popullore Europiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe grupi liberal "Rinovo Europën" (RE) duhet të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh sot në një përpjekje që të gjendet një zgjidhje për të zhbllokuar procesin për zgjedhjen e Komisionit të ri Europian. Njerëzit e parë të tre grupeve, Manfred Ueber nga EPP-ja, Iraçe Garsija Perez nga SD-ja dhe Valeri Ajer nga RE-ja, janë takuar gjatë ditës së djeshme, por megjithatë në mbledhjen e fundit të mbajtur vonë mbrëmë nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare.
Kiev - Pas SHBA-së e cila përkohësisht ndërpreu punën e ambasadës në Kiev për shkak të informacionit për një sulm të mundshëm ajror mbi kryeqytetin ukrainas sot të njëjtën gjë bënë edhe Spanja, Italia dhe Greqia. Përmes emailit të dërguar deri te qytetarët spanjollë në Ukrainë, ambasada spanjolle në Kiev kumtoi se "për shkak të rritjes së rrezikut të sulmeve ajrore në mbarë Ukrainën, ata nuk do të ofrojnë shërbime gjatë ditës dhe kërkesat mund të dërgohen me email". Ambasada gjithashtu këshilloi qytetarët spanjollë në Kiev "të marrin masa ekstreme të sigurisë, të ndjekin të gjitha rekomandimet e autoriteteve lokale dhe të kenë strehim të disponueshëm në çdo kohë".
Ankara - Turqia është e gatshme për mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin forcat e saja ushtarake nga Siria veriore, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke u kthyer nga Brazili ku mori pjesë në samitin e G-20-ës, transmeton televizioni shtetëror turk TRT Haber. Erdogani shfaqi shpresën se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp do të përmbushë retorikën e tij për përfundimin e luftërave duke vlerësuar se kjo mund të krijojë një klimë të re për zgjidhjen paqësore të konflikteve në rajon. "Shpresojmë se do të jemi dëshmitarë të ngjarjeve që do të justifikojnë pritjet tona pozitive dhe do t'i eliminojnë problemet në një mënyrë", tha ai.
Gjenevë - Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, e ka përshkruar gjendjen shëndetësore në veri të Gazës si "ferr total". Ajo deklaroi se punonjësit shëndetësorë punojnë në kushte tejet të vështira, ndërsa nevojat për ndihmë mjekësore për çdo rriten për shkak të sulmeve intensive izraelite. Harris theksoi se gjendja shëndetësore kërkon intervenim urgjent, që të pengohet katastrofa humanitare.
Uashington– Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i gatshëm që të bisedojë për armëpushim me Ukrainën me presidentin e porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, konfirmuan pesë burime anonime ruse për Rojters, transmeton HINA. Por, Putini e hedh poshtë mundësinë për lëshime territoriale dhe kërkon që Kievi të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO. Pesë përfaqësues aktualë dhe të mëparshëm rus bëjnë të ditur se Kremlini ka mundësi të pajtohet për ngrirjen e konfliktit në linjat e tanishme të frontit.
Uashington - Në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë 37 miliardë dollarë në programe të cilat do të sigurojnë që ata të merren me ndryshimet klimatike nëse duan të mbrojnë popullin e tyre dhe të shmangin dëmet që mund të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e tyre ekonomike, paralajmëroi sot Banka Botërore (BB). Në raportin e rregullt për ndryshimet klimatike dhe zhvillimet lidhur me Bosnje e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën, Banka Botërore potencon se këto investime do të zbusin efektet e goditjeve dhe streseve që lidhen me ndryshimet klimatike.
Gazë - Rreth 35.000 fëmijë kanë humbur të dy ose njërin nga prindërit e tyre në sulmet izraelite në Rripin e Gazës të cilët po vazhdojnë që nga 7 tetori i vitit 2023, raporton Anadollu. Zyra për media e qeverisë së Gazës publikoi një raport që detajon pasojat e sulmeve izraelite të cilët kanë zgjatur më shumë se 400 ditë. Të dhënat konfirmojnë se Rripi i Gazës është i ekspozuar ndaj një katastrofe të vërtetë. Në raport theksohet se në 3.838 masakra të kryera nga armata izraelite në Gazë, kanë humbur jetën 43.972 palestinezë, 11.000 persona rezultojnë si të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave, ndërsa 104.008 u lënduan. Të paktën 70 për qind e të lënduarve dhe të viktimave në Gazë janë gra dhe fëmijë. Midis viktimave në sulmet izraelite janë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra.
Nju-Jork- SHBA-ja ka vendosur veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim në Rripin e Gazës, njoftuan agjencitë. Për rezolutën kanë votuar 14 anëtarë të Këshillit të sigurimit, njoftoi Al Xhezira. Rezoluta bën thirrje për "armëpushim urgjent, të pakushtëzuar dhe të përhershëm" në Rripin e Gazës dhe veçmas kërkon lirimin e pengjëve, të cilët i mban Hamasi