• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/11 korrik/2024/

Ohër - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit e edicionit të katërt të kampit për përsosmëri të lartë teknologjike, që nën patronazhin e saj në organizim të "Maqedonia 2025" po mbahet në Ohër.

Shkup - Qeveria në mbledhjen e sotme onlajn, pas marrjes së informacionit për temperaturat e larta në të cilat ndodhet shteti, miratoi rekomandimet, masat dhe parandalimin e mëposhtëm për mbrojtje.

Shkup - Nuk kemi biseda me ZNAM-in. Ata kanë tendencë të veprojnë sikur janë në fushatë zgjedhore, por zgjedhjet kaluan. Ata kërkojnë një qëndrim, megjithatë qëndrimi është një, ndërsa realiteti është diçka tjetër, deklaroi sot në konferencën për shtyp deputeti i koalicionit "Vlen" Halil Snopçe, në një përgjigje të pyetjes së gazetarëve për reagimin e ZNAM se presin që institucionet të ndërmarrin masa rreth shkeljes së ligjeve, pasi sërish ishte vendosur flamuri shqiptar në Qeveri.

Shkup -  Në prani të Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, të Komunitetit Boshnjakë, deputetëve, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, pranë Memorialit kushtuar viktimave të Srebrenicës që gjendet në Çair, u përkujtuan sot viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës që ndodhi më 11 korrik të vitit 1995. 

Shkup - Ministri i Administratës publike Goran Minçev, sot realizoi takim pune me drejtoreshën e ReSPA, Maja Hanxhiska Trendafillova, ku informoi për aktivitetet prioritare në Ministrinë e re të Administratës publike.

Shkup - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në një seancë të përgjithshmer diskutoi për atë nëse shteti është përgjegjës që qytetarët e Maqedonisë me vite të tëra thithin ajër të ndotur. Gjykatësit Suprem diskutuan për konfirmimin e qëndrimit parimor dhe mendimit parimor juridik, të dorëzuar nga Shoqata e avokatëve "Goxho, Kiçeec dhe Novakovski", përkatësisht sa siguron shteti kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis jetësor të shëndetshëm, sipas detyrave ligjore të konfirmuara dhe kompetencave në fushën e mjedisit jetësor.

Shkup - Policia igor Markov nga Nagorci i Gjervgjelisë, i cili vitin e kaluar ka qëlluar për vdekje një emigrante 23 vjeçare, është liruar nga aktakuza. Aktvendim të këtillë ka marrë sot Gjykata Penale në procedurë gjyqësore që është zhvilluar në lidhje me vdekjen e 23 vjeçares. I pandehuri dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

Shkup - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe dekani i Fakultetit juridik "Justiniani i Parë", Sasho Georgievski sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Me këtë Memorandum fillon realizimi i një prej prioriteteve kryesore të kryetarit të Kushtetueses i cili gjatë ndërmarrjes së funksionit paralajmëroi se do të angazhohet për intensifikim të bashkëpunimit dhe interaksionit të Gjykatës kushtetuese dhe shkencës, kumtuan sot nga Gjykata kushtetuese.

Shkup - Ka mjaft njësi gjaku në shtet, deklaroi për MIA-n Sedulla Useini, drejtor i Institutit për mjekësi transfuzioni, pasi që në opinion dolën informata se ka nevojë urgjente për njësi gjaku nga grupet e gjakut A+ dhe 0+.

Kumanovë - Në vendkalimin kufitar Tabanoc në periudhën nga 10/11 korrik të këtij viti nga mesnata deri në 08:30 të mëngjesit, dalje kanë realizuar 1.353 udhëtarë, ndërsa  hyrje 3.536, njoftoi sot MPB-ja. Është rritur numri i udhëtarëve dhe automjeteve gjatë kësaj periudhe për shkak të pushimeve vjetore. Policia, thonë nga MPB-ja ka ndërmarrë masa dhe aktivitete, me qëllim që që t'u dal në ndihmë të gjithë udhëtarëve dhe automjeteve të cilët e shfrytëzojnë këtë vendkalim kufitar dhe të angazhohen forca shtesë, dhe të vihen në funksion të gjitha korsitë e disponueshme të qarkullimit.

Negotinë - Zjarr në rrethinën e Negotinës që ka shprëthyer në malin Serta, është ende aktiv. Intervenohet nga vendi, ndërsa pritet në shuarjen të përfshihet edhe një helikopter i armatës. Helikipteri i MPB-së, i cili ka intervenuar nga mëngjesi është tërhequr, për shkak të orëve të orëve të punuara. Helikopteri Bell-142 në 32 fluturime ka hedhur 48 tone ujë mbi zjarrin.

Strasburg - Parlamenti Evropian (PE) më 18 korrik do të votojë për kandidaturën për mandatin e ri të kryetares aktuale të Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, u vendos sot në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, e cila përbëhet nga Kryetari i Parlamentit  dhe liderët e grupeve politike në PE.

Oslo - Norvegjia do të sigurojë 1 miliard korona norvegjeze (pothuajse 93 milionë dollarë amerikanë) për të ndihmuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, tha kryeministri Jonas Gar Store gjatë samitit të NATO-s në Uashington.

Moskë - Zgjerimi i Aleancës veriatlantike me Ukrainën është kërcënim i papranueshëm për sigurinë e Rusisë, deklaroi sot zëdhënësi i presdientit rus, Dmitrij Peskov me rastin e deklaratës së samitit të NATO-s në të cilën anëtaret e Aleancës veriatlantike porositën se hyrja e Ukrainës në NATO është e pakthyeshme.

Bruksel - Lufta në Gazë ka kontribuar në një rritje të thellë të veprimeve antisemite në Evropë, raportuan agjencitë e huaja, duke cituar një raport të Agjencisë për të Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian.

Uashington - SHBA-ja kanë ndarë 100 milionë dollarë shtesë ndihmë për palestinezët në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi sot Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Uashington - Dy të tretat e amerikanëve dëshirojnë që presidenti amerikan Xho Bajdeni të tërhiqet nga gara zgjedhore, tregon anketa e fundit e Ej-Bi-Si-Njuz, Uashington Post dhe Ipsos.

Nju Delhi - Në veri të Indisë, në shtetin Utar Pradesh, nga goditja e rrufesë kanë humbur jetën 38 persona. Numri më i madh i viktimave është vërejtur në pjesën veriperëndimore të vendit, në Pratapgarh, ku humbën jetën 11 persona, ndërsa trupat e tyre u dërguan në autopsi, raporton India Tudej. 

QËNDRONI TË LIDHUR