• e diel, 06 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/8 korrik/2024

Shkup  - Ekipi mobil i Drejtorisë së doganava këtë fundjavë ka parandaluar kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve. Transportuesi, si dhe pronari i mjetit transportues, nuk e ka deklaruar mishin me deklaratë doganore, ndërsa për të nuk kishte as certifikatë veterinare, njoftojnë sot Drejtoria doganore. Nga aty shtojnë se pas kallëzimit penal është nxjerrë aktgjykim edhe për veprën e kryer, kontrabandë me mallra.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti deklaroi se shkuarja e dy delegacioneve nga vendi në Samitin e NATO-s në Uashington të kryesuara nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministri Hristian Mickoski është për shkak të asaj që të dy kanë agjenda të tyre në ngjarje. 

Shkup  - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti duke komentuar heqjen e popullsisë jorezidente nga balancuesi theksoi se ai nuk po shfuqizohet, por, siç tha ai, po avancohet në ligj për përfaqësim të drejtë. "Nuk hiqet balancuesi por avancohet dhe kjo do të jetë në cilësinë e ligjit për përfaqësim të drejtë. Pra, do të jetë në interes të shtetit multikulturor dhe multietnik të Maqedonisë së Veriut", tha Mexhiti, i cili së bashku me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali sot janë takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit.

Shkup  - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot ka realizuar takim me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski në të cilin është diskutuar për aktivitetet aktuale të dy institucioneve. Prokurori Kocevski, ashtu siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, ka prezantuar gjendjen dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Publike, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, mungesën e resurseve njerzore, si nga radhët e prokurorëve ashtu edhe nga shërbimi profesional të cilat me vite qëndrojnë të paplotësuara.

Shkup  - Tregtia e palejuar me të mira kulturore është problem global i cili kërkon përgjigje globale, por gjithashtu kërkon edhe bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar veçanërisht në Ballkanin Perëndimor ku trashëgimia kulturore është e pasur dhe e llojllojshme. Për këtë Qeveri dhe për mua si ministër i Kulturës dhe Turizmit mbrojtja dhe ruajtja e të mirave kulturore të vendit tonë është me prioritet të lartë. Jam i bindur se bashkë mund ta mbrojmë trashëgiminë kulturore dhe ta ruajmë për gjeneratat e ardhshme, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit në hapjen e sotme të punëtorisë "Lufta kundër tregtistë të palejuar me të mira kulturore në Ballkanin Perëndimor" e organizuar nga Byroja Rajonale për Shkencë dhe Kulturë e UNESKO-s në Evropë. 

Gostivar - Kryetari aktual i Këshillit të Komunës së Gostivarit Valbon Limani, është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Gostivarit. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit, ai ka marrë shumicën e votave, ndërsa kundër votuan tetë anëtarë të grupit të këshilltarëve të BDI-së. U zgjodh kryetari dhe anëtar i ri i Këshillit. Limani konsiderohet bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të mëparshëm Arben Taravari, i cili më herët përmes një deklarate ka treguar se zgjidhje e mundshme është që ai të marrë postin drejtues.

Shkup - Vala e re e të nxehtit sërish e kaploi Ballkanin vetëm tre javë pasi që e fundit shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të rajonit. Në Shqipëri, ku temperaturat tejkalojnë 40 gradë Celius, Qeveria sot kumtoi se "secili zjarr i qëllimshëm apo i rastësishëm" mund të çojë drejt dënimit me burg prej 15 viteve.

Shkup - Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ashtu siç kumtojnë nga LAMM, itensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë qendrave urbane është rritur.

 Lion  - Agjencia Ndërkombëtare për Kancer dhe Hulumtim (IARC) pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka klasifikuar talkun si "me siguri kancerogjen" për njerëzit, raporton "Sajens alert" (Science Aler). Talk ose talcium është një mineral natyral që nxirret në shumë vende të botës, dhe më pas përdoret si përbërës në pudrën e bebeve ose në disa lloje kozmetike. "Vendimi i OBSH-së bazohet në prova të kufizuara se talku mund të shkaktojë kancer ovarian tek gratë, prova të mjaftueshme që lidhet me kancerin tek minjtë dhe dëshmi të forta mekanike që tregon kancerogjenitet në qelizat njerëzore", njoftoi IARC. 

Paris  - Kryeministri i Francës, Gabriel Atal ka mbërritur në pallatin e Eliseut për të dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare.  Ende nuk dihet nëse presidenti Emanuel Makron do ta pranojë ose jo dorëheqjen e Atalit.  Atali njoftoi dorëheqjen e tij duke ndjekur traditën politike franceze. Ai shtoi se është i gatshëm të qëndrojë në postin e kreut të qeverisë kalimtare, por shtoi se vendimi i takon presidentit. 

Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot kërkoi nga kryeministri Gabriel Atal për momentin të qëndrojë në funskionin e tij për shkak të stabilitetit të vendit, njoftoi Pallati i Eliseut. Më herët, Atal mbërriti në Pallatin e Eliseut për të dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, në të cilat aleanca e qendrës nuk arriti të ruajë shumicën.

Uashington  - Kompania amerikane ajrore "Boing" (Boeing) do të pranojë fajin për komplot dhe do të paguajë 243 milionë dollarë gjobë për dy aksidente me aeroplan që ndodhën në vitin 2018 dhe 2019. Ato ndodhën në Indonezi dhe në Etiopi, duke humbur jetën gjithsej 346 persona. Shkaqet e aksidenteve janë defektet teknike të modeleve të reja të aeroplanëve 737 MAKS.

Kiev  - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se në sulmet e sotme ruse është goditur spitali i fëmijëve në Kiev dhe sepse njerëzit kanë mbetur nën rrënoja. "Ka persona nën rrënoja, ndërsa numri i saktë i viktimave ende nuk është i ditur. Për momentin të gjithë ndihmojnë që të pastrohen rrënojat - mjekët dhe persona e thjeshtë", shkroi Zelenski në rrjetet sociale.

Kiev  - Të paktën 10 persona janë vrarë, ndërsa 31 të tjerë janë plagosur në sulmet ruse ndaj Krivij Rih në Ukrainë, me çka numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë nga sulmi masiv me raketa në të gjithë vendin u rrit në 20 persona. "Dhjetë persona janë vrarë, 31 tashmë janë shtruar në spital – 10 prej të cilëve janë plagosur rëndë. Të gjitha shërbimet e urgjencës, shërbimeve mjekësore janë akivizuar", njoftoi prefekti Aleksandar Vilkull përmes rrjeteve sociale.

 Berlin  - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot shprehu e kënaqësinë e tij me rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, në të cilat koalicioni i Majtë Fronti i Ri Popullor (LFI) fitoi më shumë vota dhe 182  vende në Kuvendin Kombëtar. "Morëm frymë të lehtësuar për shkak të rezultateve të zgjedhjeve në Francë. Shpresojmë se presidenti dhe anëtarët e rinj të parlamentit do të arrijnë të formojnë në mënyrë konstruktive një koalicion të ri", tha Sholci, transmetuar nga mediat britanike. 

Budapest  - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në instagram paralajmëroi se pas vizitës në Pekin do të udhëtojë për Uashington. Orban sot arriti në Kinë, pasi që më herët vizitoi Ukrainën dhe Rusinë. Vizita e tij në Moskë ishte kritikuar ashpër nga aleatët e Hungarisë. 

 Uashington  - Uragani Beril ka goditur sot bregun e Teksasit, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së (NHC). Për shkak të uraganit, më shumë se 84.000 banorë të Teksasit kanë mbetur pa energji elektrike. Uragani do të vazhdojë të sjellë shi të dendur, erëra të forta dhe tornado në pjesën më të madhe të Teksasit Lindor ndërsa lëviz në brendësi të vendit.

QËNDRONI TË LIDHUR